• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Mustafa Nano: Bojkoti i zgjedhjeve nga PD, harakiri

26 April, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analistët e shtypit shqiptar flasin për temperatura të larta në të cilat ndodhet politika shqiptare dhe shpjegojnë arsyet e dështimit të negociatave PS-PD nën monitorimin e faktorit ndërkombëtar.

“Dështimi lidhet vetëm me një gjë, kërkesat e opozitës që po na nxjerrin jashtë praktikave të demokracisë, manualit të saj, sepse po thonë që qeverinë duhet ta zgjedhë opozita, gjë që nuk ndodh në asnjë vend”, thotë Mustafa Nano per TCH.

“Delegacionet e BE-së, qoftë edhe ai i mbrëmshmi, janë të painformuar mbi faktet reale dhe konkrete të zhvillimit politik në Shqipëri. Ata nisen nga formula teorike të funksionimit të demokracisë dhe nga parametrat e vendeve të tyre. Të dyja këto nuk funksionojnë në realitetin politik shqiptar. Ndaj janë të detyrimisht të dështuar”, thotë Fahri Balliu.

“Kemi pafuqi për të prodhuar konsensus, që është tradicionale në politikën tonë dhe mungesë të gatishmërisë për të lëvizur nga pozicionet, duke patur parasysh të dyja palët. Kombinimi i këtyre të dyjave prodhon një dështim”, thotë Alfred Lela.

“Negociatorët nuk janë në lartësinë e krizës. Kapaciteti ynë për të elaboruar kriza është shumë më i lartë se kapaciteti i atyre që vijnë për t’i zgjidhur”, vlerëson Arjan Vasjari.

Por çfarë pritet të ndodhë kur afatet kushteteuese për t’u regjistruar për në zgjedhje janë drejt fundit?

“PD do të marrë një vendim ‘in ekstremis’ për të hyrë në zgjedhje, sepse për ndryshe do të ishte një gjë që nuk do ta kuptonin as demokratët vetë, ata të bazës dhe terrenit. Gjithashtu do të ishte një harakiri për PD. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të kemi një legjislaturë “sabatike”, ku PD do jetë jashtë loje. Po hedhin idenë që para opozitës ka vetëm një opsion, destabiliteti i vendit, që nëse ndodh do të jetë sërish në dëm të opozitës”, shprehet Nano.

“Gjithëkush do të mbetet në pozitat e veta. Opozita do t’i tregojë ndërkombëtarëve dhe kryeministrit se është në gjendje t’i marrë vetë fatet e vendit në duar. Do të rezistojë derisa të ikë kryeministri e të ketë zgjedhje të lira”, nënvizon Balliu.

“Zoti Meta duhet të pozicionohet ose ripozicionohet në lidhje me deklaratat e mëparshme të tij, se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Rruga tjetër, që nuk e duam, është paralajmërimi i PD për mosbindje civile”, thotë Lela.

“Kriza ka hyrë në një spirale pozitive për meritë të kryeministrit, që në statusin e tij të fundit e vinte vettingun si kusht të panegociueshëm për të hyrë në dialog. Do të thotë që opozita duhet të japë “ok” për vettingun në Parlament dhe mendoj se më pas është e hapur rruga për të gjetur një zgjidhje.

Nëse zoti Rama do ta artikulojë qartë e zyrtarisht këtë si pozicion, besoj se zoti Basha do të vendosej në cep të ringut dhe nuk do të kishte më hapësirë se ku të lëvizte”, thotë nga ana tjetër Vasjari.

Paraardhëse

Skandali me karburantet/ Alpet, Gega Oil, Gulf dhe Kastrati kanë naftën me cilësi më të keqe

Pasardhëse

“Malësori” Ruçi i kundërpërgjigjet “malësorit” Berisha

Pasardhëse

“Malësori” Ruçi i kundërpërgjigjet “malësorit” Berisha

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.