• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Mustafa: Mariqin e durova gjatë, po të ishte shqiptar do ta shkarkoja moti

26 December, 2016
në Kosovë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Isa Mustafa ka dhënë për herë të parë arsyet e shkarkimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq.

Kreu i Qeverisë ka thënë për Ekonomia Online se Mariqi në vazhdimësi ka bërë deklarata në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Po e them sot publikisht se po të ishte ai një ministër shqiptar qysh moti s’do të ishte ministër”, tha Mustafa.

“Por meqenëse jemi në një situatë ku po kemi vullnet dhe po jemi më gjenerozë sa i përket hapësirës për integrimin e komunitetit serb, duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat ndodhemi, jam munduar që të bisedoj disa herë me të dhe t’i bëj vërejtje që duhet të respektojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka shtuar kryeministri i vendit.

“Mendoj që për një kohë të gjatë, ministri Mariq edhe ka vepruar, edhe ka dhënë deklarata të cilat kanë qenë në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës… I kemi thënë që çdo gjë mund ta thotë në mbledhjen e Qeverisë, si anëtar i saj, por që s’mundet të punojë këtu e të shkojë në Beograd të japë deklarata që janë kundër subjektivitetit edhe shtetëror dhe juridik të vendit”, ka thënë Mustafa, i pyetur nga Ekonomia Online rreth shkarkimit të Mariqit, më herët gjatë këtij muaji.

Kryeministri shtoi se i vjen mirë që edhe Lista Serbe ka konstatuar se Mariqi nuk po e bënte punën si ministër. “Ata janë të interesuar që ministrat e tyre të punojnë në mënyrë që të përfitojë komuniteti serb. Është bërë një zgjidhje e mirë me ministren e re Mirjana Jevtiq”.

Por, Mustafa paralajmëron edhe deputetët e Listës Serbe të cilët po kundërshtojnë institucionet e vendit se nuk do t’i durojnë gjatë.

“Askush nuk ka të drejtë të marrë pagë nga shteti i Kosovës dhe të mos e bëjë punën për atë pagë”.

Shefi i Qeverisë së Kosovës i ka quajtur të papranueshme edhe deklaratat që vijnë nga zyrtarë të Beogradit, të cilët e thonë hapur se ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës i përgjigjen Beogradit dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiq.

“Ka pasur deklarata edhe nga zyrtarët në Beograd e të cilat janë totalisht të papranueshme dhe për të cilat Bashkimi Evropian duhet të ulet dhe konstatojë sesi mundet që një (Marko) Gjuriq, si përfaqësues i Serbisë, të thotë se ata mund të na përgjigjen neve”.

“Ata duhet ta dinë që janë përfaqësues të Kosovës dhe nuk janë përfaqësues të politikave të Beogradit. Me këtë ata po dëshirojnë destabilizim dhe t’i mbajnë peng njerëzit. Këtë nuk do ta lejojmë”, ka përfunduar Isa Mustafa.

Lubomir Mariq, i cili u shkarkua nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, tha sot në Beograd se nuk ka marrë asnjë shpjegim në lidhje me shkarkimin e tij.

“Përgjigjen për këtë duhet të japin ata që e kanë marrë vendimin. Ajo që është dëgjuar është se Isa Mustafa nuk ishte i kënaqur me punën time dhe deklaratat politike”, tha Mariqi.

Ish-ministri serb ka shtuar se e konsideron veten politikisht më të pjekur sesa Isa Mustafa. Duke folur për Mirjana Jevtiqin e cila ia zuri vendin e tij thotë se kjo është bërë pa konsultim me shtetin serb.

Paraardhëse

Gjobat e vëna gabim për të vetëpunësuarit: Financat po hartojnë draftin e fshirjes

Pasardhëse

Festa në akull. Mot i thatë, temperaturat zbresin në -12 gradë

Pasardhëse

Festa në akull. Mot i thatë, temperaturat zbresin në -12 gradë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.