• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Murrizi shpërthen ndaj Gjiknurit dhe Bylykbashit: Po bashkëpunojnë për interesat e tyre kundër votës së shqiptarëve

25 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Myslim Murrizi, ka shpërthyer dje në kritika të forta ndaj përfaqësuesve të PS dhe PD në Këshillin Politik. Duke folur në Parlament për ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor, deklaroi se Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi janë duke bashkëpunuar për interesa të tyre, kundër votës së shqiptarëve.

“Damian, edhe pse ke punuar në SHIK, lexoje si deputet. Ke stisur prag kombëtar bashkë me vëllanë tënd në Këshillin Politik. Ndryshuat nenet për koalicionet. Kjo është rregullorja e Damian Bylykbashi. Me këtë formulë, askush nuk del deputet i pavarur, por duhet të ketë miq që të plotësojë 3 për qind të votave”, – tha Murrizi.

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi, theksoi në fjalën e tij se me këtë sistem zgjedhor të propozuar, nuk pyetët për votën e qytetarëve, por janë kryetarët e partive ata që vendosin për çdo gjë. Ai u shpreh ndër të tjera së është pro rezolutës për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sakaq ai shtoi se për 30 vite politika nuk ka dashur që ta lejojë Shqipërinë të jetë pjesë e BE. Sipas Murrizit, politikanët janë hequr sikur kanë dashur të fusin Shqipërinë në BE, por në të vërtetë sikurse u shpreh ai, ata kanë parë vetëm interesat e tyre.

“Doja të shprehja votën time pro rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Prej 30 vitesh në post-komunizëm janë ulur 1410 deputetë të ardhur 5 mandate me vota të qytetarëve dhe 3 vota me emërim të kryetarëve. Shqiptarët para 30 vitesh vërshuan në rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për vendin e tyre në Europë. Politika nuk ka dashur Shqipërinë në Europë. Po flas për dy individë të shtrembër çdo vit dhe për 60 deputetë të kësaj salle. Kjo sallë është përçmuar, sharë dhe denigruar.

Për hir të disa personave dukemi të gjithë tinëzarë dhe fshihemi pas lëpirjes të të parit të partisë që ka patur pushtetin. Deputetë të ndershëm që kanë punuar në këtë sallë, i mbajnë këto etiketime edhe pasi largohen nga posti i tyre. Dy milionë shqiptarë e kanë lënë klasën politike në 30 vite. Gjetën rrugët më të vështira për t’u larguar, nëpër male dhe me gomone në det. Këta bëjnë sikur u djeg që shqiptarët hyjnë në Europë. Nëse doni që Shqipëria të jetë në Europë, silluni si europianë. Së bashku në 30 korrik kaluam ndryshimet kushtetuese dhe pa kaluar ende 2 muaj kërkoni që t’i hidhni në erë”, – u shpreh Murrizi.

Paraardhëse

Toka nuk gjen qetësi! Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit, ja çfarë ndodhi në vendin tonë gjatë natës që lamë pas

Pasardhëse

“Kjo është mendësi majtiste ekstreme”, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë, tregon arsyen pse kjo nismë e PS nuk është e duhura

Pasardhëse

“Kjo është mendësi majtiste ekstreme”, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë, tregon arsyen pse kjo nismë e PS nuk është e duhura

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.