• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Murrizi: Shkarkimi i Metës nga detyra i domosdoshëm, arroganca e kreut të shtetit meriton dënim shembullor

29 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, miratoi ditën e djeshme raportin përfundimtar, duke i propozuar Kuvendit shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta nga detyra, ndërsa anëtari i komisionit, Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të institucionit të Presidencës. Gjata fjalës së tij në mbledhjen që zgjati rreth 3 orë e 30 minuta, zoti Murrizi kërkoi që raporti përfundimtar të jetë sa më transparent dhe përmbledhës, në mënyrë që t’iu vihet në dispozicion 122 deputetëve para votimit në seancën plenare. Por deputeti opozitar u kujdes që të justifikonte edhe praninë e tij në Komisionin Hetimor, duke theksuar se është aty, pasi arroganca e Ilir Metës duhet të ndëshkohet. Sipas tij, shkarkimi i Metës është i domosdoshëm.

“Unë personalisht besoj dhe kolegët nuk është se jemi këtu për të realizuar tekat, por arroganca e cilitdo zyrtari të shtetit besoj që duhet të marrë fund në mbylljen e një tranzicioni rraskapitës të gjatë dhe duhet dënuar. Dhe besoj se edhe ju ndani të njëjtin mendim me mua që Meta duhet të shkarkohet këtë radhë. Megjithatë, mendoj se kolegëve duhet t’iu japim një diapozitiv të shkurtër, jo të gjithë raportin 97 faqesh. Kjo pasi mendoj që për 122 deputetët të ketë një material përmbledhës, konciz, përpara se të vijë data në lidhje me votimin në seancë”, deklaroi ai.

Më tej, anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, Myslim Murrizi zbuloi se të hënën përcaktohet datat se kur do shkojë për votim ky raport, ndërsa shprehu hapur votën e tij pro draftit dhe rrjedhimisht pro shkarkimit të presidentit nga detyra.

“Shpreh votën time pro për raportin dhe mendoj se deputetët të kenë mundësi të lexojnë një material konkret dhe të shkurtër të këtij raporti që më pas të kryejnë aktin e votimit. Të hënën caktohet data se kur do të votohet ky raport në Parlament në Konferencën e Kryetarëve”, nënvizoi Murrizi.

Ndërsa nga ana tjetër, anëtari i Komisionit Hetimor, deputeti i opozitës, Edmond Stojku propozoi të votohet unanimisht raporti për shkarkimin e Presidentit.

“Më i rëndësishëm në këtë diskutim të fundit është mesazhi që i japim publikut. Për herë të parë ky Komision Hetimor do të hyjë në histori që i dha zgjidhje të nevojshme juridike, teknike, sepse zgjidhje politike do t’i japë Parlamenti, një produkt të fundit që do jetë i votuar nga të gjithë unanimisht”, deklaroi Stojku.

Paraardhëse

Zgjedhjet në PD rrezikojnë të përfundojnë në gjykatë, Edit’h Harxhi ankimon procesin

Pasardhëse

Kara: Ilir Meta do shkarkohet dhe do shkojë për ndjekje penale, pas shpalljes “non grata” Berishës duhet t’i sekuestrohet pasuria

Pasardhëse

Kara: Ilir Meta do shkarkohet dhe do shkojë për ndjekje penale, pas shpalljes “non grata” Berishës duhet t’i sekuestrohet pasuria

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.