• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Muri në Mitrovicë “mollë sherri” mes Kosovës e Serbisë

29 December, 2016
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërtimi ilegal i murit në veri i ka kontribuar shtimit të tensioneve mes kosovarëve e serbëve, duke rrënuar kështu çdo “arritje të deritashme “, në bisedimet Beograd –Prishtinë të zhvilluara në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian(BE). Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike në vend. Sipas tyre Qeveria duhet ta rrënojë sa më shpejt murin që të tregojë sovranitetin e saj karshi Serbisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Drejtori i “Rock Foller Brothers”, në Kosovë, Haki Abazi ka vlerësuar se ndërtimi i murit në veri do të jetë mollë sherri në nivelin politik. “Përderisa në formë të  hapur dhe të heshtur gjithashtu është përkrahur veprimi i qëllimeve politike në terren në anën tjetër është arrestuar opozita, janë përdorur njësi speciale për të shtypur protestën e opozitës dhe qeveria është mbyllur për qytetarët”, ka shtuar Abazi.

Njohësi i çështjeve politike vlerëson se veprimi i palës serbe është indikacion i tentimit për ndarjen e vendit në baza etnike.  “Muri është një indikacion dhe simbolike e tentimit për të ndarë vendin në baza etnike dhe për të paraqitur pozicionet e kundërshtuese. Meqë ky mur që është cilësuar i papranueshëm edhe nga BE dhe SHBA nuk është larguar në dy javët e para, do të jetë një problem shumë i madhe dhe vend përplasjesh në të gjitha nivelet”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, veprimi i serbëve është taktikë për të blerë kohë dhe për të larguar vëmendjen nga implementimi i marrëveshjeve. Derisa Abazi thekson se viti 2016 do të mbahet mend për rrëshqitjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë edhe përkundër asaj që dialogu është duke vazhduar. “Marrëveshjet e arritura kanë shënuar një afrim në letër por një distancim në terren dhe përkeqësim të pozicioneve duke ekspozuar kështu mungesën e vullnetit politik të palëve dhe instrumentalizimin e skajshme të qytetarëve për të polarizuar edhe më tutje qëndrimet në praktikë”, ka përfunduar Abazi.

Mushkolaj : Institucionet duhet ta tregojnë forcën e ligjit

Ndërsa analisti politik në vend, Imer Mushkolaj vlerëson se institucionet kosovare duhet ta tregojnë forcën e ligjit karshi murit ndarës. “Muri duhet gjithsesi të largohet. Institucionet kosovare duhet të tregojnë forcën e ligjit për ta larguar murin që simbolizon ndarjen e vendit”, ka thënë Mushkolaj.

Siç thotë Mushkolajt, nëse muri nuk largohet atëherë del se Qeveria po i nënshtrohet vullnetit të Beogradit. “Nëse muri nuk largohet, atëherë mund të konsiderohet se Qeveria e Kosovës i është nënshtruar vullnetit të Beogradit dhe është e pafuqishme t’i mbrojë interesat e qytetarëve të vendit. Askujt nuk i duhet një qeveri që do të lejonte murin e Mitrovicës”, ka përfunduar Mushkolaj.

Tahiri : Muri në Mitrovicë nuk është problem

Për dallim prej këtyre, politologu, Ramush Tahiri mendon se muri në Mitrovicë nuk është problem, por siç e quan ai, simbolikë e keqe,“Nuk e shoh si problem murin ne një rrugë të Mitrovicës. Muri në rrugë ose mbi urë është simbolikë e keqe”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, vetë marrëveshja në Bruksel e ka paraparë që ura mbi lumin Ibër të jetë e kalueshme për qytetarët.“Marrëveshja në Bruksel e ka paraparë që ura mbi lumin Ibër të jetë e kalueshme për qytetarët por gjithashtu që nga ura të mos mund të kalohet me vetura në rrugën Kral Petar e cila me vendim të Komunës së Mitrovicës veriore është shpallur zonë e këmbësorëve”, ka përfunduar ai

Paraardhëse

Si e trafikonte drogën në kamionët me fruta Klement Balili

Pasardhëse

Thaçi: Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste

Pasardhëse

Thaçi: Asaj që Turqia i thotë terroriste, edhe ne i themi terroriste

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.