• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mund të mos pritet mirë”, ministri Lleshaj mesazh të fortë të rinjve shqiptarë

3 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarëtë mos zgjedhin rrugën e pasurimit të shpejtë përmes krimit, pasi në këtë rrugë asnjë sukses nuk është i sigurt.

“Është vetëm çështje kohe deri kur dikush të trokasë dhe të kërkojë llogari për çdo qindarkë”, – thotë ai.

STATUSI I PLOTE:

“Puno me nder!

Ky është pak a shumë mesazhi drejtuar të rinjve tanë, që u përpoqa të përcjell edhe dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Nuk është aspak çudi, që një mesazh i tillë të mos pritet mirë nga krimi. Por është çudi e madhe kur kjo thirrje bazike, sulmohet nga një media në shqip.

Është e vërtetë se edhe në Shqipëri ka krim, ka lidhje të krimit me administratën, me drejtësinë, me politikën, me mediat, me biznesin. Dhe për këtë arsye, Shqipëria lufton kundër krimit në të gjitha këto fronte me sukses të prekshëm.

Qasja e re e qeverisë shqiptare në këtë etapë të përballjes me krimin është përqendruar në luftën për shkatërrimin e modelit ekonomik të tij. Gjetja, sekuestrimi dhe konfiskimi i pronave dhe parave të gjeneruara nga krimi është rruga e duhur për të siguruar sukses afatgjatë.

Është shqetësues fakti që shumë të rinj shqiptarë kanë marrë rrugët e botës, kanë humbur nëpër to, janë përfshirë në krim dhe kanë përfunduar nëpër burgje, duke dëmtuar jo vetëm imazhin e vendit dhe perspektivën tonë, por, para së gjithash, duke shkatërruar të ardhmen e tyre. Dhe të tillë nuk janë disa qindra, por shumë më tepër.

Por….

Ky realitet mbetet disi jashtë vëmendjes së medias dhe të publikut, ndërkohë që, tek të rinj të tjerë në vend gjallojnë iluzionet e pasurimit të shpejtë në rrugën e shkurtër të krimit, të cilat ushqehen nga “modelet e suksesit kriminal” të disa personave që mund të kenë grumbulluar pasuri në këtë rrugë dhe ende nuk kanë përfunduar në burg.

Ndaj është jetike, për të ardhmen e vendit dhe të vetë rinisë tonë, që “modelet” e pasurimit të shpejtë në rrugë kriminale të shkatërrohen, jo vetëm përmes dënimit penal të autorëve, por, para së gjithash, përmes konfiskimit të çdo pasurie që krijohet në rrugë kriminale.

Vetëm konfiskimi i pasurive të krijuara në rrugë kriminale është garancia, jo vetëm për vendosjen e drejtësisë, por edhe për mbrojtjen e rinisë nga joshjet që krijojnë pasuritë kriminale, të cilat ndër vite kanë sfiduar me arrogancë punën dhe jetën e ndershme në këtë vend.

Kjo është edhe arsyeja përse qeveria po realizon përditë masa për këtë qëllim dhe kjo është arsyeja përse unë si Ministër i Brendshëm e përsëris këtë mesazh për të rinjtë e këtij vendi.

Rruga e shkurtër e pasurimit kriminal nuk vlen. Asnjë “sukses” në këtë rrugë nuk është i sigurtë. Është vetëm çështje kohe deri kur dikush të trokasë dhe të kërkojë llogari për çdo qindarkë.

E mira është që kjo thirrje të përcillet e të përsëritet nga të gjithë: politika, media, shoqëria, shkolla, familja dhe kushdo që e beson atë.

Ndërkohë që për organet ligjzbatuese mbetet detyra që të vijojnë të godasin për të dhënë përditë prova se pasuria kriminale nuk ka të ardhme.

Ndërsa ata që nuk duan të thonë as fjalën e duhur dhe as të bëjnë gjënë e duhur, duhet të paktën të mos ngatërrojnë.” – ka shkruar Lleshaj.

Paraardhëse

Parashikoi koronavirusin, shkencëtari: Brenda pak vitesh do kemi një tjetër pandemi

Pasardhëse

Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu u drejtohet sërish qytetarëve: Ja çfarë duhet të bëjë secili prej nesh

Pasardhëse

Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu u drejtohet sërish qytetarëve: Ja çfarë duhet të bëjë secili prej nesh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.