• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Mrekullia, shqiptari zgjohet nga koma, sapo i shkon familja (FOTO)

22 July, 2018
në Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Muharrem Vuçitërna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, ditë më parë ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptari nga Kosova ka qëndruar 7 ditë në koma, dhe është zgjuar pikërisht në momentin kur familja e tij është futur në dhomën e spitalit.

Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte diçka nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë një kalimshe u godit nga një mjet që po drejtohej prej një femre ende e paidentifikuar, e cila u largua nga vendi i ngjarjes.

Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtonin shqiptarin, dhe ia dolën – pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.

Kjo ka ndodhur pikërisht në vizitën e familjarëve të tij, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-së që të vizitojnë djalin e tyre, raporton Rahoveci24. Pavarësisht se u zgjua nga koma, shqiptari vijon të jetë në gjendje të rëndë, pasi njëra nga këmbët e shtypura mund të marrë infeksion.

Ndaj ai pritet që t’i nënshtrohet së paku 7 operacioneve, të cilët janë të kushtueshëm.

Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë.

Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, por edhe vullnetarë në Kosovë, kanë kontribuar ditëve të fundit në një fushatë të nisur për t’i ndihmuar atij në GoFundMe, ku janë mbledhur mbi 60 mijë dollarë.

Foto:

Paraardhëse

Videoja me veprimin e fëmijës që po shikohet më së shumti në internet (VIDEO)

Pasardhëse

Heqja e qimeve nga hunda mund të shkaktojë edhe vdekjen! Ja përse (FOTO)

Pasardhëse

Heqja e qimeve nga hunda mund të shkaktojë edhe vdekjen! Ja përse (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.