• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mosbindja civile nis protestat të hënën, Korreshi ndez sirenat e alarmit: Nuk i dimë përmasat që do të marrin

16 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti demokrat Saimir Korreshi gjatë një interviste televizive zbuloi disa nga lëvizjet e fundit në kampin opozitar që lidhen edhe me protestën e ditës së hënë përpara ambjenteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti i Lushnjes u shpres për këto kohë deputetët kanë kryer vetë aksione në parlament dhe jo me qytetarët për shkak të kërkesave të tyre që nuk përmbushen nga mazhoranca. Sipas tij, çdo seancë ka ardhur duke u agravuar edhe për shkak të arrogancës së shtuar të mazhorancës.

“Vërtetë kemi nisur një aksion vetë si deputet t’i shkonim një gjëje deri në fund sepse gjithmonë kishim përfshirë publikun, ndërkohë që erdhi koha që ne të bënim vetë aksionet që publiku mos të vinte vërdallë pastaj në bulevard, ndërsa deputetët të rrinin në Rogner dhe te Hotel Tirana duke pirë kafe. Ideja ishte që t’i shkonim një gjëje deri në fund. E keni parë dhe gjëja ka ardhur duke u agravuar në çdo seancë. Edhe mazhoranca, për shkak të arrogancës së tyre që është shtuar dhe e kanë lidhur me Berishën, po të mos iki ai ne nuk hyjmë në bisedime. Ndërkohë që nuk mund të mbajnë peng kushtetutën. Javën e fundit kemi patur një takim përpara seancës së ditës së enjte dhe ka qenë me skepticizëm, sepse kishte disa variante nga shumë kolegë se si të agravohej edhe situata. Duke pasur kërkesa të shumta edhe nga baza për tu përfshirë në protesta dhe aksion opozitar. Siç keni vënë re ishte jashtë çdo skenari dita e enjte, ku shumica e jonë nuk ishte e përjashtuar, na trajtuan në mënyrë çnjerëzore. Kur Garda e Republikës, krahas pengesës për kolegët e tjerë deputetë na ka penguar edhe ne që duhet të hynim në seancën plenare. Deputetët e majtë hynin nga dritarja e banjës. As në Kandahar apo në Siri që ka qenë në gjendje lufte nuk ndodhnin këto gjëra”, thotë Korreshi.

Nga ana tjetër, Korreshi shprehet se kjo protestë nuk lidhet me Berishën, por me shkeljet kushtetuese të qeverisë Rama dhe moslejimin e ngritjes së Komisioneve Hetimore.

“Ishim skeptikë sepse menduam se do të intepretohej nga mediat por jo vetëm, edhe interesi i mazhorancës do ta pomponte se po bëhet për shkak të Berishës. Jo! Kjo bëhet për ato 3 kërkesa: Për komisionet hetimore, për njohjen e kryetarit të grupit parlamentar dhe për përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore”, shton ai.

Korreshi shton se nuk dihet nëse protesta e së hënës do të marri përmasa të paparashikuara, por një gjë është e sigurtë që tani jemi në stinën e protestave.

“Nuk e di nëse do të marri përmasa. Ndonjëherë këto që dalin të paparashikueshme dalin protesta më të forta. Janë thirrur strukturat dhe janë bërë kërkesa në bazë të strukturave të degëve dhe po merren degët në bazë të angazhimit të tyre. Nuk jemi 100% mendoj unë, por filloi stina e protestave. Stina e protestave që sa vijnë e mund të agravohen. Ndoshta mund të kemi një të enjte para seancës një më të fortë, por këto ja lëmë diskutimit se çfarë ndodh në përditshëmri. Nuk mund të themi një numër ekzakt se sa mund të jenë”, shprehet deputeti.

Paraardhëse

Ish-avokati i Trump dënohet me gjobën marramendëse nga gjykata, zbulohet arsyeja

Pasardhëse

“A e kam garancinë e jetës?”, Karamuço zbardh prapaskenat se çfarë ndodhi me Mjacajn në burgun e Peqinit

Pasardhëse

“A e kam garancinë e jetës?”, Karamuço zbardh prapaskenat se çfarë ndodhi me Mjacajn në burgun e Peqinit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.