Ndërsa të gjithë kryeministrat dhe kryetarët e partivë në të gjithë botën, gjatë fushatave elektorale, u bëjnë thirrje qytetareve të dalin masivisht në votime, Kryeministri Edi Rama, u kërkon të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos votojnë, në rast se nuk duan ta hedhin votën për të dhe PS.
Në një intervistë për një emision televiziv, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se një deklaratë të tillë mund ta bëjë vetëm një mafioz që i trembet votës së qytetarëve.
Petrit Vasili: “Këtë mund ta thotë vetëm një mafioz që ka hequr maskën pasi shikon se asnjë lloj mashtrimi nuk ecën më. Mesazhi po nuk më votuan mua mos shkoni fare në votime, është mesazh i një njeriu që ka humbur çdo shpresë, ndjen falimentimin e plotë”
Rama nuk ka më ç’të premtojë. Ka konsumuar thesin e gënjeshtrave. Rama ka krijuar një narko shtet dhe është diskretituar botërisht dhe shqiptarët pasaportën europiane që i nxorri nga izolimi e morën në 2010 nga maxhoranca e asaj kohe, PD e LSI. Berisha dhe Ilir Meta i mundësuan shqiptarëve pasaportën me të cilin lëvizin dhjetra vende të BE-së”
Vasili komentoi dhe qëndrimin që erdhi sot nga Gjermania. Në marrëveshjen e lidhur mes CDU dhe SPD në Gjermani për qeverinë e re, një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit.
Vasili thotë se u rrëzua propaganda e Ramës i cili është i vetmi që ka bllokuar integrimin e vendit për 12 vite.
Petrit Vasili: “Ky është njeriu që bllokoi integrimin për 3 ligjet e famshme për një kryetar qarku në Fier. Ka që në 2016 që bllokon integrimin europian dhe detyroi BE-në që të vendoste 9 kushtet, krimi zgjedhor, pastrimi i parave. Më 12 maj ne heqim pengesën e vetme që Shqipëria ka për tu integruar në BE. Rama është e vetmja pengesë që hiqet më 12 maj, ndërsa vijnë 2 miqtë e bashkëvepruesit e realizuesit e aksioneve më të mëdha të integrimit euroatlantik të vendit. Kemi humbur 12 vite kohë duke pasur këtë ‘zuzar’, armik të integrimit dhe futemi në shinat e demokracisë”
Vasili demaskon dhe një tjetër propagandë të Edi Ramës që u thotë shqiptarëve se europianët nuk kanë tjetër me kë të flasin veç atij.
Petrit Vasili: Më 12 maj europianët do të flasin me Sali Berishën e Ilir Metën.. Ja argumentet. Së pari: Do të flasin me Ilir Metën nënshkruesin e Kartës së Adriatikut. Do të flasë me Sali Berishën nënshkruesin e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit, dhe anëtarësoi Shqipërinë në NATO. E të dy së bashku realizuan liberalizimin e vizave. Do të flasë me Berishën që në 2009 bëri kërkesën për anëtarëasimin e plotë në BE”
Diskutime rreth kësaj post