• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mos u hutoni vetëm nga shifrat e larta”, mjeku Alimehmeti jep mesazhin që duhet ta lexojnë të gjithë

16 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku Ilir Alimehmeti sqaroi sesi duhen parë shifrat e larta të ditëve të fundit. Sipas tij, njerëzit nuk duhet të shqetësohen kur dëgjojnë për të infektuarit e rinj, që kanë qenë rekord qysh nga nisja e pandemisë në Shqipëri.

Postimi i plotë

“Katër ditë me “shumë” raste të reja pozitive për SARS-CoV-19.

Çfarë do të thotë?

Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare!
(Burimi: Ministria e Shëndetësisë)

Raste të reja pozitive:

13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive)
14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive)
15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive)
16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)

Testime:

13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive)
14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive)
15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive)
16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)

Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):
13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive)
14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive)
15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive)
16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)

Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):

13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive)
14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive)
15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)
16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)

Të shtruar në terapi intensive dhe të intubuar:

13 Qershor: 1 i intubuar (0.03% e rasteve aktive)
14 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
15 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
16 Qershor: 2 të intubuar (0.04% % e rasteve aktive)

Cit. Ministria e Shëndetësisë: “Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç, nga Puka, i cili vuante nga SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronik) dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.”

Ngushëllime familjes!
A ishte infektim spitalor apo komunitar nuk saktësohet në njoftimin më sipër.

Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!
Evitoni grumbullimet!”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Meteorologia: Kemi lajme të këqija. Ja çfarë na pret deri në fund të qershorit

Pasardhëse

Biberaj zbulon sondazhet: Ju tregoj se kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Pasardhëse

Biberaj zbulon sondazhet: Ju tregoj se kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.