• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Mos i bëni këto gabime! Frutat dhe perimet që nuk duhet t’i ruani kurrë bashkë

1 July, 2021
në Shëndet
0
148
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ushqimet dhe gatimi sigurisht e kanë vendin në kuzhinë. Në çdo shtëpi ka një mjedis të posaçëm për ruajtjen e tyre, në raftet e bufesë apo brenda në frigorifer.

Konservimi i duhur i ushqimeve është pjesë e vlerave dhe shijes që ato i dhurojnë më pas trupit.

Ndonëse mund të keni njohuri të përgjithshme mbi këtë temë, ekspertët e sigurisë ushqimore tregojnë disa truke të vogla që ju ndihmojnë në ruajtjen më të mirë të ushqimeve.

Kur flasim për ushqimet, frutat dhe perimet janë gjithnjë më delikatet dhe ato që prishen më shpejt.

Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon mënyrën më të mirë të ruajtjes së disa nga frutave dhe perimeve që përdorni çdo ditë.

Sekreti qëndron që të mos t’i ruani ato kurrë bashkë me njëra tjetrën në një vend.

Kjo pasi një gaz i veçantë që disa perime dhe fruta lëshojnë mund t’i prishë ato para kohe.

Zbulojini cilat janë këto ushqime duke ndjekur këshillat e AgroWeb.org si më poshtë.

Çfarë i prish perimet

Etileni është një gaz që frutat dhe perimet lëshojnë zakonisht pasi janë këputur nga pema ose kërcelli ku rriten.

Megjithëse konsiderohet si gaz, etileni është tërësisht natyral dhe vetëprodhohet nga bimët.

Prandaj deri këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk shkakton asnjë efekt anësor në organizëm.

Ajo çfarë prek janë vetëm perimet apo frutat, të cilat fillojnë e humbasin shijen e tyre të freskët kur ky gaz lëshohet nga perime të tjera.

Jo të gjithë perimet apo frutat e përmbajnë me shumicë këtë gaz, por disa prej tyre janë shumë të pasura me të.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cilat janë këto ushqime në mënyrë që të mos t’i ruani asnjëherë afër

Mollët

Ndër frutat më të pasura me këtë lloj gazi, mollët duhet të ruhen gjithnjë larg fruta perimeve të tjera.

Nëse nuk doni që ato të prishen dhe zbuten, mundohuni t’i ruani në një vend të veçantë.

Qoftë në frigorifer apo në një enë të bukur në qendër të tavolinës tuaj.

Bananet

Etileni tek bananet çlirohet nga bishti, pjesa kafe dhe e fortë ku bashkohen bananet.

Prandaj nëse keni vendosur që t’i ruani afër ushqimeve të tjera, sigurohuni që ta mbështillni me një letër këtë pjesë.

Pjepri jeshil

Tek pjepri i ëmbël jeshil gazi etilen lëshohet pasi e keni prerë atë ndaj sa herë që të jetë i hapur mbështilleni dhe ruajeni veçmas.

Pjeshkat dhe kumbullat

Tek këto dy fruta prodhimi i etilenit është shumë i pakët kur janë me lëkurë dhe mund t’i ruani kudo.

Ndërsa kur janë të qëruara bëni kujdes gjatë konservimit, pasi niveli i këtij gazi do të rritet duke prishur ushqimet.

Domatet

Domatet janë ndër më të pasurat me etilen, prandaj rekomandohet që të ruhen në një kosh veçmas në frigorifer që të mos ndikojnë perimet dhe frutat e tjera.

Qepët

Megjithëse zakonisht mbahen veç për shkak të aromës së fortë që kanë, qepët lëshojnë sasi gazi që mund të ndikojë shijen e perimeve apo frutave të tjera.

Kështu që gjithnjë sigurohuni t’i mbani në një vend të izoluar veçmas.

Këshillat e ekspertëve janë që edhe nëse do të përgatisni sallatë apo përzierje të ndryshme frutash të jenë gjithnjë sa më të freskëta.

Kështu shija nuk do t’ju zhgënjejë dhe vlerat e tyre do të ruhen të paprekura, gati për t’i futur në organizmin tuaj.

Paraardhëse

Çfarë ka ndodhur mes tyre? Bes Kallaku tregon si qëndron e vërteta e zënkës së tij me Olsi Bylykun

Pasardhëse

“Jemi duke ndërmarrë një sërë hapash”, kryeministri Rama bën publike informacionet e rëndësishme (VIDEO)

Pasardhëse

“Jemi duke ndërmarrë një sërë hapash”, kryeministri Rama bën publike informacionet e rëndësishme (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.