• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Mortajat serbe gjenden ilegalisht në duart e milicisë kurde

15 September, 2017
në Botë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti amerikan Obama u zotua se nuk do të armatoste grupet kurde në Siri për të kënaqur Turqinë, por gazetarët kanë arritur të zbulojnë predha të blera nga Pentagoni në duart e një milicie që e kishte të ndaluar.

Ministria e Tregtisë në Serbisë dhe prodhuesi shtetëror i municioneve Krusik kanë zbuluar se mortajat e  gjetura te një milici kurde në Siri ishin nga një grup armësh të shitura pothuajse plotësisht te Komandën e Operacioneve Speciale të Pentagonit, SOCOM.

SOCOM, i cili është përgjegjës për sigurimin e armëve për rebelët e mbështetur nga SHBA që luftojnë ISIS-in në Siri, ka mohuar blerjen e predhave edhe pse iu paraqitën deklaratat që mbështesnin këtë pyetje si pohime nga Kruski dhe ministria serbe, si dhe dokumentet e transportimit të rrjedhura nga Pentagoni.

Zbulimi duket se konfirmon se milicitë kurde në Siri po merrnin municione të blera nga SHBA kohë më parë se presidenti amerikan, Donald Trump, të vendoste në maj të hiqte ndalimin për armatosjen e tyre.

Legjioni Sham i mbështetur nga turqit, anëtar i Ushtrisë Sirianët e Lirë, publikuan këto foto në median sociale në gusht 2016. Ato tregojnë municione të ndryshme të kapura nga luftëtarët kurdë YPG të Forcave Demokratike Siriane pranë Jarabulus në Sirinë Veriore. Shenjat në arkat e tyre KV01/15 nënkuptojnë se këto predha u prodhuan në vitin 2015 në fabrikën serbe të zotëruar nga shtetit Krusik. Foto: YouTube

Nuk është e qartë se si Njësitë e Mbrojtjes të Popullit Kurd, të njohura si YPG, që janë një pjesë kyçe e grupit anti-ISIS të mbështetur nga Pentagoni, të quajtur Forcat Demokratike të Sirisë, SDF, ia dolën t’i merrnin predhat në vitin 2016.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama vazhdimisht premtoi se vetëm njësitë arabe të SDF do të merrnin pajisje për të shoqëruar Turqinë, aleaten e NATO-s, e cila e quan YPG si një organizatë terroriste.

Në gusht 2016, një grup rebel i mbështetur nga turqit i njohur si Legjioni Sham bëri progres ndaj YPG në Siri veriore pranë kufirit turk, duke kapur sasi të madhe kallashnikovësh dhe municionesh të tjera.

Fotot e kësaj ngarkese, të analizuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, OCCRP, zbuluan disa municione serbe 120mm për predha. Një certifikatë e rrjedhur që zbulon transferimin e 4000 predhave nga Seria te selia e SOCOM në Kuvajt. Të dhënat përputhen me informacionin e dhënë nga Ministria e Tregtisë serbe dhe Krusik.

Municioni kishte numrin “KV 01/15”, që ishte i dukshëm në fotot e publikuara. Numri ID nuk është unik, por tregon se këto armë janë pjesë e të predhave të prodhuara në vitin 2015 nga fabrika shtetërore e municioneve Krusik në Valjevo, në Serbinë perëndimore.

Ministria e Tregtisë në Serbi i tha BIRN dhe OCCRP se ​​8,860 predha prej numrit “KV-01/15” i ishin dhënë Kamerunit dhe Arabinë Saudite – asnjëra prej të cilave në anën e rebelëve kurdë në Siri – dhe bazës amerikane të SOCOM në Kuvajt, një bazë e madhe logjistike për programin e Pentagonit për armatosjen e rebelëve sirianë.

Ministria nuk pranoi të saktësonte numrin e mortajave për çdo destinacion, por shtoi se dërgesa në Kuvajt u bë nëpërmjet një firme amerikane të paidentifikuar.

Krusik shtoi në deklaratën e vet se 602 predha u eksportuan në Kamerun dhe 270 predha në Arabinë Saudite, ndërsa pjesa tjetër e mbetur 7,988 iu shitën Jugoimport, ndërmjetësit serb të armëve shtetërore, në paketime 4,000; 3,938 dhe 50. Megjithatë, kompania nuk e zbuloi destinacionin e tyre përfundimtar.

Dy deklaratat zyrtare tregojnë se 7988 predha u transferuan te SOCOM në Kuvajt, por ministria, kompania Krusik dhe Yugoimport nuk pranuan të konfirmonin këtë.

Prova të mëtejshme të transferimit jepen përmes dokumenteve të transportit ajror Rrugës së Mëndafshit të Azerbajxhanit të rrjedhura online në qershor.

Këto zbulojnë se në shkurt 2016, 4000 predha të të njëjtit tip të gjetura në Siri iu dhanë SOCOM në Kuvajt përmes Yugoimport duke përdorur kompanitë amerikane Chemring Military Products dhe UDC USA Inc.

Prej mungesës së numrave specifik në dokumentet e transportit dhe prej mungesës së konfirmimit nga firmat dhe autoritetet e përfshira, është e pamundur të thuhet me siguri se kjo dërgesë lidhet me predhat e gjetura te kurdët në Siri, megjithëse datat dhe shifrat përputhen me informacionin e ofruar nga autoritetet serbe.

SOCOM tha në një deklaratë me shkrim se nuk kishte blerë mortaja nga ky grup, por nuk iu përgjigj kërkesave për sqarime pasi u përball me të dhëna zyrtare nga Serbia.

Legjioni Sham i mbështetur nga turqit, anëtar i Ushtrisë Sirianët e Lirë, publikuan këto foto në median sociale në gusht 2016. Ato tregojnë municione të ndryshme të kapura nga luftëtarët kurdë YPG të Forcave Demokratike Siriane pranë Jarabulus në Sirinë Veriore.

Paraardhëse

Berisha: Fadromat e Ramës morën hak ndaj heroit anti-komunist

Pasardhëse

“Ramush Haradinaj është një kryeministër nervoz”

Pasardhëse

“Ramush Haradinaj është një kryeministër nervoz”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.