• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Mladiç e paguan për kasaphanën ndaj boshnjakëve

22 November, 2017
në Rajon
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ratko Mladiqi është dënuar me burg të përjetshëm pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish-Jugosllavinë

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiq, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor pas më shumë se 20 vjetësh nga masakra e Srebrenicës.

Ai u përball me 11 akuza, dy për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. 

Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës, në përbërje Alphons Orie (kryesues), Christoph Flügge dhe Bakone Justice Moloto (anëtarë), e shpalli fajtor Mladiqin si pjesëtar i, siç u quajt, “veprimit të bashkuar kriminel” që kreu një sërë krimesh në Bosnje e Hrecegovinë në periudhën prej vitit 1992 deri në fund të vitit 1995.

Sot, në fund të gjykimit që zgjati 6 vjet, Mladiq u lirua nga njëra akuzë për gjenocid që kishte të bënte me kryerjen e gjenocidit në gjashtë komuna boshnjake më 1992, por u shpall fajtor për të gjitha akuzat e tjera – operacionet e spastrimit etnik, sulmet dhe bombardimet e civilëve të rrethuar në Sarajevë, masakra e meshkujve dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së në një përpjekje për të penguar sulmet ajrore të NATO-s.

Konkretisht, pikat për të cilat u dënua me burg të përjetshëm Mladiqi, janë këto:

–       Gjenocid në Srebrenicë

–       Krime kundër njerëzimit në 15 komuna boshnjake

–       Vrasje

–       Vepër johumane e shpërnguljes së dhunshme

–       Deportim

–       Terrorizim dhe sulme të paligjshme kundër popullatës civile

–       Marrje e pengjeve

Vendimi për dënimin me burg u shqiptua pasi gjykatësi Orie për dy orë e lexoi aktakuzën dhe pas një ore pauzë, që u dha pas incidentit që e shkaktoi Mladiqi, i cili nisi të bërtasë se “të gjitha janë rrena” dhe madje edhe e shau Tribunalin me fjalë vulgare.

Paraardhëse

Policia Rrugore hap lotarinë për shoferin më të mirë. Ja çfarë duhet të bëni

Pasardhëse

Krijohen dronë kundër sëmundjeve që përhapen nga mushkonjat

Pasardhëse

Krijohen dronë kundër sëmundjeve që përhapen nga mushkonjat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.