• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo bën reagimin e papritur dhe ka një paralajmërim të fortë për politikanët në Shqipëri (FOTO)

13 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përplasjet pozitë-opozitë në vendin tonë pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, ka sjellë edhe reagimin e mjekut Tritan Kalo, i cili shprehet se në këto 30 vite demokraci sistemi shëndetësor është dëmtuar nga të dy krahët e politikës.

Kalo shkruan se epidemitë kanë rrënuar shumë sisteme shëndetësore nga më të fuqishmet në botë dhe se politikbërja asfikuese në vend nuk duhet të zbeh profesionalizmin dhe përkushtimin e mantelbardhëve.

“Epidemitë kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, ndaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to…..jo dhe vetëm jo Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes së pabukët e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të mantelbardhëve…..politikanët rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë covidiane….ishin mediokriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4…..pulitikanët tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njëjtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kontribuoj që prej 2 Korrikut 1981”, – shkruan Kalo.

Mjeku epidemiolog, Tritan Kalo ka vlerësuar ndërhyrjet që po bëhen në këtë kohë për të përmirësuar infrastrukturën e nevojshme në shërbim të sëmundjeve infektive duke theksuar se profesionalizmi duhet të jetë mbi politikën shëndetësi.

“Sot me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat duhen shpënë më tej, shpresoj se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korrigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që shërbimi kombëtar i sëmundjeve infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të funksionalitetit të tij….profesionalizmi kurdoherë duhet të prevalojë mbi politizimin në shëndetësi…..së bashku me ju bashkëkombësit e mi, shpresoj se do ja dalim mbanë edhe në përballjen me COVID-19”, – shkruan në statusin e tij mjeku Kalo.

FOTO:

Paraardhëse

Vajza me 40 temperaturë e shtrirë në asfalt, reagon babai i irrituar: Mjekët nuk e prekin me dorë

Pasardhëse

Ishte shteti që mbajti nën kontroll virusin, por po shpërthejnë rastet e reja me COVID-19, frikë për një valë të dytë të përhapjes

Pasardhëse

Ishte shteti që mbajti nën kontroll virusin, por po shpërthejnë rastet e reja me COVID-19, frikë për një valë të dytë të përhapjes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.