• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjeku Rexhep Muja tregon për herë të parë si ra në kontakt me ‘pacientin zero’ me COVID-19 në Shqipëri

21 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ftuar në programin “Historia ime”, ishte epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja. Ai ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dhe ka punuar si mjek familje në fillimet e karrierës duke pasur një eksperiencë edhe si Drejtor Spitali në Peshkopi.

Më pas u specializua për Mikrobiologji në Universitetit e Shëndetit Publik në Tiranë dhe nga viti 2013 e në vazhdim është epidemiolog /mikrobiolog në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë. Sot është në vijën e parë të gjurmimit të virusit në terren.

Muja është edhe doktori, i cili identifikoi dhe rastin zero të prekur nga virusi në vendin tonë dhe në studio ai zbuloi si ra në kontakt me rastin.

Mirela Milori: Si ratë në kontakt me këtë rast?

Rexhep Muja: Rasti zero ka qenë në Itali në Firence bashkë më familjen e tij, duke përjashtuar të atin dhe pas 10 ditësh qëndrimi kthehet në Shqipëri. Familja e tij kthehet nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa vetë pacienti zero kthehet në rrugën tokësore. Gjithë lëvizjen që ka bërë nga Firenze deri në ardhjen në Tiranë, që e ka rreth datës 26 ora 3 e mëngjesit. Pastaj ka vazhduar jetën e përditshme deri në datën 6, kur falë njohjeve që kam me të atin më shtron problemin e të birit që ka x shenja. Historiku na ndihmon shumë, pasi marrim historikun se ku ka lëvizur dhe kë ka takuar, aty del se çuni ka qenë në Firnece dhe është kthyer në datën 26. Ndërtohet në mendje një farë grafiku, që ne kapemi në periudhën e inkubimit dhe menjëherë i them të atit që ekziston mundësia ta jetë e tillë. Marrim disa të dhëna, si është temperatura, ka kollë, ka djersë, ka këputje, të gjitha ato shenja që shkojnë për shtat për virusin. Të gjitha si pacient ai i kishte. Ishte dita e parë data 6, e këshilloj të atin që do mbetemi në lidhje në datën 7. Po ashtu vepruam. Vajtëm për të marrë tamponin.

Mirela Milori: Kishit frikë?

Rexhep Muja: Diçka frikë po, por detyrimisht është puna jonë dhe nuk duhet ta bëjmë me frikë, ndryshe të mund virusi po të kesh frikë, sidomos për ne virologët, unë them jo. Më datë 7, i ati i pacientit zero më thotë që shenjat klinike të tij janë zbutur, i them mos e largojë vëmendjen nga kjo sepse do të merremi përsëri më vonë. Në datën 8 vendosa ta testoj.

Mirela Milori: Shkuat?

Rexhep Muja: Shkuam në vatër dhe pastaj ishin gjithë familjarët aty, pyes gjithë familjarët mbi bazën e shenjave që kanë dhe vendosa të testoj çunin që është pacienti zero dhe të atin. Nga ora 9 e darkës telefonohem nga shefja e shërbimit të virioligjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino që rasti zero është ai që ju keni marrë tamponin në orën 12 të drekës.

Paraardhëse

Përballja me koronavirusin! BE jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Pasardhëse

Biologu i njohur publikon faktet, reagon i shqetësuar dhe bën kërkesën urgjente: Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Shqipërinë

Pasardhëse

Biologu i njohur publikon faktet, reagon i shqetësuar dhe bën kërkesën urgjente: Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.