• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjeku Erion Dasho i bën apelin e fortë ministrisë dhe Komitetit të Ekspertëve: Analizoni gabimet që keni bërë

29 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho thotë se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho tregon pesë vendet që radhiten “në Top 10 të vendeve europiane si bazuar në numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ashtu edhe bazuar në numrin e vdekjeve ditore për 1 milion banorë”.

Dasho i bën thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të analizojnë sipas tij “gabimet që ka bërë gjatë epidemisë”.

Postimi i plotë:

“NJË RAJON NË KAOS!

Nuk është vetëm Shqipëria! Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ngecur në rrjetën e COVID-it.

Të pesë vendet e rajonit (gjashtë së bashku me Kosovën e cila nuk raportohet e veçuar në statistikat ndërkombëtare) radhiten në Top 10 të vendeve europiane si bazuar në numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ashtu edhe bazuar në numrin e vdekjeve ditore për 1 milion banorë.

Çuditërisht, të njëjtat vende i bashkoi një fazë e parë e epidemisë ku aplikuan masa të ngjashme të karantinës dhe i mbajtën treguesit e epidemisë në vlera minimale. Natyrisht e shoqëruar kjo me mburrje dhe autolëvdata krysisht nga klasa politike për “suksesin në menaxhimin e epidemisë”.

Ndonëse vendet tona janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit europian, për shkak të situatës së COVID në rajon sot ne gjendemi të izoluar nga pjesa tjetër e Europës dhe me të drejtën për lëvizje të lirë të pezulluar.

NË VEND QË TË SHQETËSOHEN PËR SHËNDETIN, JETËN DHE TË DREJTËN E FITUAR ME AQ MUND TË LËVIZJES SË LIRË, UDHËHEQËSIT POLITIKË TË VENDEVE TONA JUSTIFIKOHEN ME “FATIN E KEQ TË PËRBASHKËT PËRBALLË VIRUSIT”.

NË ASNJË VEND NUK JANË BËRË ANALIZA SERIOZE QË TË ANALIZOJNË GABIMET QË E ÇUAN GJENDJEN NË KËTË PIKË.

PËR NE SI SHQIPTARË, PAK RËNDËSI KA QË MAQEDONIA E VERIUT, SERBIA APO BOSNJA NDODHEN NË TË NJËJTËN SITUATË SI NE.

SHQIPËTARËT NUK KANË SYNUAR ASNJËHERË TË BËHEN SI BOSNJA APO SËRBIA! ASPIRATA JONË POLITIKE, EKONOMIKE DHE SOCIALE KA QËNË DHE MBETET EUROPA PERËNDIMORE.

KA ARDHUR KOHA QË MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE TË ANALIZOJNË GABIMET E BËRA GJATË EPIDEMISË SË COVID DHE T’A RIKTHEJNË SHQIPËRINË NË KURSIN EUROPIAN.” – shkruan Dasho.

Paraardhëse

“Jo çdo lloj maske duhet vendosur në fytyrë”, Pipero flet troç: Situata është shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin

Pasardhëse

I nxehti afrikan “pushton” vendin, sot temperaturat 41 gradë në këto zona

Pasardhëse

I nxehti afrikan “pushton” vendin, sot temperaturat 41 gradë në këto zona

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.