• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjeku Edvin Prifti: OBSH vetëm shou dhe asnjë masë profesionale, ja 8 rastet si dështoi totalisht dhe mosmbajtja e përgjegjësisë

15 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku Edvin Prifti ka publikuar dje një artikull, ku ka qenë mjaft kritik ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe mënyrës se si kjo e fundit ka mbuluar pandeminë globale.

Ai ka renditur 8 raste ku OBSH ka dështuar, si dhe është shprehur se ajo nuk ka bërë asnjë hap drejt autokritikës dhe dorëheqjes, apo të paktën tërheqjes. Mjeku Prifti e cilëson si një show nga ana e mediave, shfaqjen e radhës së funksionarëve më të lartë të OBSH-së.

Sakaq ai flet edhe për mungesë profesionalizmi nga ana e kësaj organizate, për të cilën thotë se duhet të ishte vendi ku të lindnin protokollet e trajtimit, linjat e guidës, kufizimi apo edhe eliminimi i pandemisë në kohë.

“Shfaqja e radhës të funksionarëve më të lartë të OBSH-së. Një show mediatik, që mbase në epokën populiste që jetojmë ku diletantizmi është bërë shprehi kudo, mund të dëgjohet dhe pranohet deri diku nga publiku i gjerë, por në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me profesionalizmin që kjo organizatë duhet të përfaqësonte. Duhet të ishte vendi ku të lindnin protokollet e trajtimit, linjat e guidës, kufizimi apo edhe eliminimi i pandemisë në kohë etj. Nuk kam qenë aspak dakord me vendimin e presidentit Trump për të mos financuar këtë organizatë, por në të vërtetë shpresoja që me iniciativë të tij, në transformimin radikal të saJ”, ka shkruar mjeku Prifti.

8 dështimet e OBSH

Më tej mjeku shqiptar ka renditur 8 momente ku ai mendon se Organizata Botërore ka dështuar, pasi sikurse shprehet ai, mund të kishte vepruar ndryshe për të parandaluar pandeminë. Ai shprehet se mediat e OBSH-së, kanë përdorur koncepte tepër të vjetra, ku i krahason ato me kohën e Louis Pasteurit.

“Nga diskutimi i “specialistëve” të OBSH i tregohet publikut nëpërmjet mas medias koncepte vulgare shkencore të nivelit të kohës se Pasteur, tipike të një scientia vulgaris ipsum plebe rusticus”, shkruan Prifti.

Ai kritikon OBSH-në për heshtjen në fillim të pandemisë, ku thekson se OBSH mund të fliste pasi laboratorët në Wuhan janë të OBSH-së. Sipas mjekut, shansin e parë OBSH e ka humbur pikërisht në Wuhan, pasi mund të kishte mjaftuar izolimi i laboratorit. Më tej ai thekson se nuk ka asnjë autokritikë nga OBSH për asnjë gabim të saj, ndërkohë që pandemia ka nisur që në dhjetor të vitit të kaluar.

“Në momentet e para edhe pse laboratorët e Wuhan janë të OBSH nuk “dinin” ose mbase nuk donin të flisnin se për çfarë bëhej fjalë. Kjo mbase do të mjaftonte të izoloheshin vetëm laboratorët dhe njerëzimi nuk do të kishte këtë përballje. Kjo ishte humbja e shansit të parë. Nuk ka asnjë autokritikë ndaj vetë organizatës dhe se si ajo menaxhoi hapat fillestarë të epidemisë ku mbase vetëm izolimi i Kinës do të ishte zgjidhja parësore. U humb shansi i dytë. Këtu duhet shtuar që bashkëpunimi me qeverinë kineze i kësaj organizate i tejkalonte kufijtë e raporteve normale”, shkruan mjeku.

Prifti shprehet se edhe pse e humbi shansin e parë, OBSH kishte një shans të dytë për të parandaluar përhapjen globale të virusit, por që edhe këtë e ka humbur. Sipas mjekut, OBSH mund të kishte kryer testime në aeroportet e Kinës dhe në vende të tjera.

“Edhe pse nuk u izolua mund të merreshin masa për testime të udhëtarëve në aeroportet e Kinës dhe në vende të tjera. Nuk e dhanë as këtë rekomandim. U humb shansi i tretë. Deri në këto momente nuk jepnin asnjë informacion shkencor valid për publikun, mbi masat e nevojshme dhe këtu nuk mund të shfajësohen se nuk njihnin virusin pasi ky virus njihej prej 17 vjetësh. U humb shansi i katërt”, thekson ai.

Paraardhëse

Vjen lajmi i mirë për vendin tonë, ky është shteti që ka hapur kufijtë me Shqipërinë ditën e sotme

Pasardhëse

Situata kaotike prej 4 ditësh në Kakavijë, reagon më në fund Edi Rama për atë çfarë po ndodh në kufi

Pasardhëse

Situata kaotike prej 4 ditësh në Kakavijë, reagon më në fund Edi Rama për atë çfarë po ndodh në kufi

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.