• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Mjekët zbulojnë sëmundjen: Ja nga çfarë vuan Rama

25 March, 2016
në Shëndet
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Citynews publikoi dje disa foto të kryeministrit Edi Rama, ku dukej qartë dëmtimi dhe problemet me lëkurën e kokës së tij. 

Fotot janë marrë në data të ndryshme dhe në aktivitete të ndryshme. Më e fundit është në datën 19 mars 2016.

Duke qenë se nuk kemi mjekë dhe nuk e njohim fushën përkatëse, ne publikuam fotot për të kuptuar se cila ishte sëmundja e kryeministrit në lëkurën e kokës së tij apo kush e shkaktonte atë.

Për të qenë korrekt dhe për t’iu përgjigjur interesit të disa dhjetra qytetarëve që na kanë shkruar dhe kanë çuar e-maile dhe në rrjetet sociale, ne po sjellim tre mendime të ndryshme në lidhje me problemin shëndetësor të kryeministrit.

Një prej komentuesve i cili nuk është identifikuar si specialist në ndonjë fushë të caktuar thekson se,“Dermatit Seboreik, shkaktohet kryesisht nga disbalanca e prodhimit të yndyrës në lëkurë. Në kushte atmosferike të ftohta ose të nxehta acarohet më shumë. Mjekohet me pomada kortizonale por është kronike. Lind kryesisht nga përdorimi i shtuar i ilaçeve sedative, kortizonike dhe polmodiletatore që kanë efekte anësore në çrregullimet e mëlçisë, metabolizmit dhe gjëndrave endokrine”, shkruan një nga komentuesit në faqen citynews.al

Për të qenë sa më të saktë dhe profesionistë, këtë koment e cuam tek dy mjekë dermatologë për të kuptuar se sa i vërtetë ishte ky koment apo sa afër realitetit qëndronte.

Një nga mjekët të cilin e kontaktuam tha se “Ajo qe shkruhet me siper per Dermatitin Seborrheic eshte pjesërisht e sakte. Kur thoni qe: (Lind kryesisht nga përdorimi i shtuar i ilaçeve sedative, kortizonike dhe polmodiletatore që kanë efekte anësore në çrregullimet e mëlçisë, metabolizmit dhe gjëndrave endokrine) kjo nuk eshte e sakte. Shkaktari i dermatitit seborrheic nuk eshte i njohur Supozohet se shkaktari eshte nje lloj myku qe quhet Malassezia por edhe kjo nuk eshte shume e sigurte Shkaktar mund te jete edhe Psoriaza por edhe kjo nuk eshte e vertetuar”, thekson dermatologu Gj.P

Një tjetër dermatologe e kontaktuar nga citynews tha se nga pamjet e fotove ajo që mund të ketë kryeministri Rama është folikulit.

“Infeksion i rrënjës se qimes. Nga djersa dhe yndyra qimja infektohet. Diagnoze e rendomte!”, tha dermatologia për citynews

Komentuesit dhe dy dermatologët përafrohen dhe i quajnë diagnoza të rëndomta, kronike, infeksion floku etj. Shkaktarët nuk mund të përcaktohen vetëm nga fotot sipas profesionistëve, por nga vizitat që i bëhen nga afër.

Ne e dimë që ai është i ngarkuar me hallet e mëmëdheut dhe e ka të vështirë të gjejë kohë apo është në dijeni të gjendjes së tij shëndetësore për problemet e sipërfaqes së kokës dhe ndoshta mjekohet për këtë. Ne urojmë që kreu ynë i qeverisë të gëzojë shëndet të plotë, shërim sa më të shpejtë të sipërfaqes të jashtme të kokës, pasi ato të brendshme nuk i njohim./citynews

ramarama 1

Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference te perbashket shtypi me Sekretarin Amerikan te Shtetit, John Kerry, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nUS Secretary of State John Kerry and Albanian Prime Minister Edi Rama during a media statement in Tirana on February 14, 2016. US Secretary of State is in a few hours visit to Tirana, to meet with senior government leaders to discuss Albania’s further Euro-Atlantic integration and strong bilateral cooperation with the United States.

Kryeministri Edi Rama, i cili eshte goditur me veze gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama leaves the plenary session podium after being pelted with eggs by opposition MPs, Tirana, February 25, 2016. The opposition lawmakers were protesting against the return in parliament of a ruling party MP who is being trialed for illegal gun possession and armed assault.

Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per aktet nen ligjore per ligjin e Dekriminalizimit./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Kryeministri Edi Rama, ne perfundim te punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, after the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Paraardhëse

Aksident tragjik, 3 të vdekur në Kavajë

Pasardhëse

Nishani fal Nazime Vishën

Pasardhëse

Nishani fal Nazime Vishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.