• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mitsotakis uron Bashën: Jam i bindur se do ta udhëhiqni vendin drejtë integrimit

11 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Rajon
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në 30 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ka përcjellë një mesazh të veçantë urimi për demokratët dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Kryeministri Mitsotakis, duke vlerësuar rolin historik të PD, shprehet i bindur se kjo parti do të çojë vendin përpara drejt BE.

“Jam i sigurtë, i dashur Lulzim, që PDSH do të udhëheqë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe social duke konsoliduar Shtetin Ligjor, reformën në drejtësi dhe përmirësimin e procesit të integrimit Europian”, – shkruan në urimin e tij kryeministri dhe kreu i partisë Demokracia e Re, në Greqi.

Mesazhi i plotë i Mitsotakis:

“I dashur Lulzim,

Unë dëshiroj t’ju përcjell juve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë urimet më të mira për këtë përvjetor të 30-të. Jam besimplotë se nën udhëheqjen tuaj Partia Demokratike do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor në skenën politike shqiptare, me qëllim promovimin e vokacionit perëndimor të vendit tuaj.

Ne të gjithë e kujtojmë themelimin e PD-së, pas lëvizjes së studentëve kundër regjimit komunist. Pas fitores zgjedhore të PD-së në vitin 1992, Shqipëria ndërmori rrugën drejt demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor dhe u anëtarësua në Këshillin e Europës. Roli i PDSH-së për ta shndërruar Shqipërinë një shtet demokratik ka qenë I pashmangshëm. Mbi të gjitha ka qenë qeverisja e PDSh-së që udhëhoqi procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO dhe nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Associmit me BE.

Greqia ka qenë një mbështetëse e vendosur e integrimit Euro-atlantik të Shqipërisë. Ky process ka patur një progres të dukshëm, por ka akoma për të bërë. Për shkak të prezencës së emigrantëve Shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit Grek në Shqipëri, lidhjet tona mbeten të forta.

Respektimin e plotë të të drejtave të pakicës kombëtare dhe zbatimin e angazhimeve të duhura, janë kritere, të cilat Shqipëria duhet të përmbushë dukeqenëse janë barometër i marrëdhënieve Euro-Shqiptare. Kam bindjen se PDSH do të vazhdojë punën për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare. Për Greqinë, ky është prioriteti kryesor në axhendën tonë dypalëshe.

Ju uroj shumë suksese në zgjedhjet e ardhme. Si një anëtar i familjes EPP, Demokarcia e Re dhe PDSH ndajnë vlera të përbashkëta për të ardhmen Europiane. Jam i sigurtë, i dashur Lulzim, që PDSH do të udhëheqë vendin drejt një transformimi ekonomik dhe social duke konsoliduar Shtetin Ligjor, reformën në drejtësi dhe përmirësimin e procesit të integrimit Europian.

Gëzuar përvjetorin ju dhe të gjithë anëtarëve të partisë. Ju uroj më të mirat, për hir të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Sinqerisht juaji,

Kyriakos Mitsotaki”

Paraardhëse

Largimi i bujshëm i Elez Biberajt nga posti i Drejtorit të Zërit të Amerikës, Artan Hoxha publikon letrën e plotë

Pasardhëse

KED përzgjedh emrin që do të vazhdojë kandidimin, për në Gjykatën Kushtetuese

Pasardhëse

KED përzgjedh emrin që do të vazhdojë kandidimin, për në Gjykatën Kushtetuese

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.