• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Mitsotakis nga Londra për BBC: Na ktheni mermerët e vjedhur

27 November, 2023
në Botë, Kryesore
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kuadrin e një vizite zyrtare treditore në Londër kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka ngurruar në një intervistë për BBC t’i referohej çështjes së rikthimit të skulpturave të mermerit, dikur pjesë e Partenonit grek, të ekspozuara për gati një shekull në Muzeun Britanik.

“Skulpturat janë të Greqisë dhe janë vjedhur, është çështje e ribashkimit të tyre me pjesën tjetër të relieveve të moçme dhe statujave 2500 vjeçare, që prezantojnë skena nga mitologjia greke”- ka deklaruar ai .

“Mendoj se përgjigja është shumë e qartë. Ata duken më mirë në Muzeun e Akropolit, një muze modern i ndërtuar për këtë qëllim. Dhe përsëri, kjo nuk është një çështje e kthimit të artefakteve, pronësinë e të cilave ne e vëmë në dyshim. Ne mendojmë se këto skulptura i përkasin Greqisë dhe se në thelb janë vjedhur.“- u shpreh Mitsotakis.

Pala britanike vazhdon të këmbëngulë se koleksioni i skulpturave të Partenonit u bë pjesë e Muzeut Britanik në mënyrë të ligjshme pasi u ble nga ish-ambasadori britanik në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 19, i cili i mori lejen ligjore që këto pjesë mermerësh ,statujash apo copa të gdhendura të tempullit, ti çonte në Londër.

“Sikur t’ju thosha se do ta prisnit Mona Lizën përgjysmë dhe gjysmën do ta kishit në Luvër dhe gjysmën në Muzeun Britanik. A mendoni se shikuesit tuaj do ta vlerësonin bukurinë e pikturës në një mënyrë të tillë? Epo, kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Skulpturat e Partenonit, dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të lobojmë për një marrëveshje që në thelb do të ishte një partneritet midis Greqisë dhe Muzeut Britanik, por që do të na lejonte t’i kthenim skulpturat në Greqi dhe njerëzit ti vlerësonin ato tani në mjedisin e tyre origjinal.”

Mitsotakis që do të ketë kontakte dhe takime me biznesmenë ,homogjenë grekë ,por edhe me kryeministrin Risi Sunak dhe liderin e opozitës Kir Stamer , i është referuar në intervistën e tij edhe përpjekjeve të Greqisë për të kontrolluar emigracionin e paligjshëm duke e quajtur politikën e Athinës të ashpër ,por të drejtë.

I pyetur për tragjedinë e madhe të anijes me mbi 600 emigrantë që u mbytën pranë birgjeve greke në qershorin e kaluar , ai ka theksuar se ngjarja po hetohet nga drejtësia , ndërsa ka përmendur përpjekjet e Marinës Detare për të shpëtuar jetë njerëzish, si edhe bashkëpunimin me Turqinë në përballimin e qarqeve të trafikimit të qënieve njerëzore.

Paraardhëse

Marrëveshja Rama-Meloni për trajtimin e refugjatëve, reagon gazeta austriake: Qendrat e refugjatëve në Shqipëri janë një marrëveshje e pistë

Pasardhëse

“Ky është gjyshi im”, Rama batuta me gazetarët kur e pyesin për Ismail Qemalin

Pasardhëse

“Ky është gjyshi im”, Rama batuta me gazetarët kur e pyesin për Ismail Qemalin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.