• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mitsotakis mbledh në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, fton presidentin Begaj dhe jo kryeministrin Rama

18 August, 2023
në Aktualitet, Botë, Kryesore
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë ftuar mbrëmjen e së hënës, më 21 Gusht, nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një darkë informale me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ndërkohë Shqipëria është ftuar në nivel Presidenti. Mitsotakis i ka bërë festë për të marrë pjesë në darkë Presidentit Bajram Begaj dhe jo kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë vendi ynë s’do përfaqësohet pasi Kreu i Shtetit e ka refuzuar ftesën.

“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë.

Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, iu është përgjigjur ftesës Presidenti Begaj.

Ftesës së Mitsotakis i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjithashtu në darkën e organizuar në Athinë, do të jenë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, si edhe presidentja e Moldavisë, Maya Sandu.

Paraardhëse

Kiara shtatzënë? Reagon për herë të parë Luizi

Pasardhëse

Gazetarja Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme ndaj koncesionit të sterilizimit: Rrapaj udhëtoi me Beqajn dhe ish-zv.ministrin në Itali

Pasardhëse

Gazetarja Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme ndaj koncesionit të sterilizimit: Rrapaj udhëtoi me Beqajn dhe ish-zv.ministrin në Itali

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.