• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Misteret e zhdukjes në Shqipëri të turkut me jahtin luksoz

11 September, 2019
në Shqip+
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse në hetim janë përfshirë tre shtete për humbjen e kapitenit turk, i cili drejtonte një jaht luksoz pranë portit të Shëngjinit përsëri, asgjë e re nuk është zbuluar.

Mali i Zi ka përcaktuar të gjithë trajektoren e ndjekur nga Sevgin Yavuz, ndërsa mbetet mister se si nuk u diktua nga radarët e portit të Shëngjinit.

Shtohen misteret për trajektoren e përshkruar nga jahti luksoz dhe humbja në mënyrë të dyshimtë të kapitenit në ujërat e territorit Shqiptar.

Policia kërkoi ndihmën e autoriteteve malazeze për të mësuar itinerarin e përshkruar nga jahti i nisur nga porti i Tivarit.

Nepërmjet letërporosisë të mbërritur nga shteti fqinj i Malit të zi thuhet se, personi që rezultoi në drejtim të jahtit “Atik Bey” ishte Sevgin Yavuz, i regjistruar i humbur prej disa ditësh.

Po kështu ai ishte regjistruar i vetëm në bordin e mjetit dhe kishte lundruar në drejtim të ujërave neutrale me destinacion Korfuzin. Jahti nuk u diktua nga radarët e portit të Shëngjinit.

Mjeti lundrues u gjet nga një peshkarexhë rreth 12 milje në ujërat tona detare. Pesë janë autoritetet përgjegjëse për funksionimin e radarëve; Policia Kufitare, Kapiteneria e Porteve, Shërbimi Doganor, Ministria Mbrojtjes, dhe Drejtoria e Kontrollit për Mjedisit.

Mbetet mister që mjeti lundrues nuk u diktua nga autoritetet shqiptare kur ndryshoi trajektoren e përcaktuar më herët në portin e Tivarit në Malin e Zi. Për këtë arsye ka nisur një verifikim edhe Prokuroria e Lezhës për të parë nëse është ndjekur praktika standarde apo ka shkelje të procedurës nga autoritetet e ngarkuara nga ligji.

Ndërkohë pronari i vërtetë i mjetit Nedim Akyuz ka sqaruar pozicionin e tij në këtë histori. Ai ka mbërritur në Shqipëri dhe ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethanave se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz.

Hetimet për humbjen e kapitenit turk janë shtrirë në tre vende, duke ngritur edhe një grup të përbashkët pune. Një nga pistat kryesore që po hetohet është edhe ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës./ABC

Paraardhëse

Monika Kryemadhi “tradhëton” Bashën, kjo deklaratë pritet ti verë zjarrin opozitës

Pasardhëse

PS përshpejton procedurën për shkarkimin e Ilir Metës

Pasardhëse

PS përshpejton procedurën për shkarkimin e Ilir Metës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.