• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Mirëmbajtja e rrugëve, dublohen kontratat me tendera të dyfishtë

20 September, 2016
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën për përzgjedhjen e katër operatorëve që do të mirëmbajnë rrugët në të gjithë vendin përkundrejt vlerës 128 milionë euro për një periudhë 5-vjeçare, në të njëjtën kohë po zhvillon tenderë të veçantë  për mirëmbajtjen e disa akseve.
Dje, në Agjencinë e Prokurimit Publik, u shpall fituese kompania “Curri sh.p.k” për projektin “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë aksi rrugor Qafë Bualli – Krastë, 16.7 km, për  afat 24 muaj me vlerë mbi 19 milionë lekë.
Pesë ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte shpallur hapjen e ofertave për shpalljen e katër kontratave të mëdha për mirëmbajtjen e rrugëve në të  gjithë vendin për një periudhë pesëvjeçare. Rezultatet ende nuk janë publikuar. Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet e ardhshme llogaritet 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.

Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në katër kontrata për katër rajone.

Kontrata A: Në veri të Shqipërisë, ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës.
Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Dibrës dhe Tiranës.
Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës.
Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës.

Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.
Burime të ‘Monitor’ nga sektori rrugor pohojnë se rasti i mirëmbajtjes me performancë për aksin rrugor Qafë  Bualli – Krastë, nuk është mbivendosja e vetme. ARRSH ka shumë kontrata dyvjeçare për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin, teksa ka shpallur tenderin e ri të mirëmbajtjes për të gjitha rrugët në pesë vitet arrdhshme.
Burimet e ‘Monitor’, pohojnë se si pasojë  e këtyre shpërdorimeve, kostoja e mirëmbajtjes së rrugëve në Shqipëri është nga më të lartat në  Europë, gati e njëjtë me Suedinë (1000 euro për kilometër në muaj), ndërsa situata në terren e rrugëve dhe akseve nacionale nuk i reflekton këto investime.

Paraardhëse

Autobusi bie në liqen, te paktën 21 të vdekur

Pasardhëse

Inspektorët e AKU duan “kafe” që të zhbllokojnë biznesin

Pasardhëse

Inspektorët e AKU duan “kafe” që të zhbllokojnë biznesin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.