• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Miratohet “Reforma Berlusconi”, në Itali shpërdorimi i detyrës s’është më krim

17 June, 2023
në Botë, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria Italiane ka miratuar së fundmi, një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve, si dhe nuk e konsideron më shpërdorimin e detyrës si vepër penale, masa të mbrojtura prej kohësh nga ish-Kryeministri i ndjerë Silvio Berlusconi.

Reforma, sipas mediave italiane, frenon përdorimin e përgjimeve, ndërlikon procedurat për miratimin e urdhëarresteve si dhe shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më një krim.

Kjo është e fundit mes një sërë reformash të miratuara, për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë në Itali.

Projektligji tani do të shkojë në parlament për diskutim dhe miratim, disa gjyqtarë dhe prokurorë ka deklaruar se kjo do ta bëjë më të vështirë hetimin e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, ndërsa qeveria këmbëngul se kjo reformë do të frenojë abuzimet e prokurorëve.

Një draft i reformës citon të dhëna që tregojnë se në vitin 2021, 4745 persona janë hetuar për shpërdorim detyre, ndërsa ka vetëm 18 prej tyre janë dënuar.

Gjyqtarët gjithashtu, nuk do të jenë më në gjendje të urdhërojnë arrestimin e të dyshuarve pa i pyetur më parë ata.

Për më tepër, urdhërarrestet në të ardhmen duhet të nënshkruhen nga një panel prej tre gjyqtarësh, pasi më parë kjo procedurë bëhej vetëm nga një gjyqtar.

Reforma gjithashtu, ashpërson rregullat për përgjimin, një çështje e debatuar shumë në Itali, duke frenuar përdorimin e tyre në seanca që përfshijnë njerëz që nuk janë nën hetim të drejtpërdrejtë.

Giuseppe Santalucia, presidenti i Shoqatës së Magjistratëve të Italisë, bëri të ditur se fakti që shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më një krim, por do të krijonte një boshllëk të pajustifikueshëm.

Nga ana tjetër, nëse tre gjyqtarë vendosin për urdhrat e arrestit do të krijojë probleme organizative, për shkak të mungesës së personelit.

Paraardhëse

Gjergj Luca: Në fillim më thoshin ky maloku i Salës, tani ky komunisti i Ramës dhe qeni i Draganës (VIDEO)

Pasardhëse

Enca: Po vij të shpëtoj industrinë shqiptare të muzikës

Pasardhëse

Enca: Po vij të shpëtoj industrinë shqiptare të muzikës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.