• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Miqësorja me Arabinë, rrëfehet Reja: E kam një emër, ja çfarë duhet të rregullojë Skuka

27 October, 2022
në Sport
0
297
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duke folur pas barazimit me Arabinë Saudite, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, u shfaq lumtur me atë që skuadra tregoi në fushë.

Për MCN TV, Reja u shpreh se skuadra bëri mirë në mbrojtje, ndonëse lojtarët në skuadrat e tyre kishin luajtur me sistem tjetër.

Në lidhje me Skukën, tekniku italian tha kur nuk ka topin është i pa interesuar dhe këtë gjë duhet ta përmirësojë.

Mbrojtja ishte shumë mirë, sepse të vendosësh tre futbollistë bashkë, duke u ndryshuar edhe konceptin taktik, pasi ndoshta ata janë mësuar të luajnë me në tjetër mënyrë, por në fakt kanë luajtur shumë mirë. Edhe pse do të më pëlqente të shikoja ndonjë dalje më shumë, por e vështirë të presësh këtë gjë, pasi në mesfushë e mbajtëm pak topin duke luajtur në kundërsulm dhe do të doja të shikoja pak më shumë siguri kur kemi në zotërim topin dhe të mos tërhiqemi, sepse pashë që dikush tërhiqej pas, ndërsa mua më pëlqen më shumë të sulmoj dhe bëj presing pak të avancuar. Dhe luajtën në zona të ngushta. Punuam në 30-40 metrat dhe mbrojtja u ngrit disa herë, ndërsa mua nuk më pëlqen kjo gjë dhe duhet të punojmë pak më shumë

Skuka tregoi cilësi të mira edhe fizikisht, që ka karakter, që punon shumë. Punon vetëm në funksion të topit. Ndërsa kur nuk ka topin është i pa interesuar dhe them se këtë gjë duhet ta përmirësojë
Reja deklaroi se pas tij, do dëshironte që Shqipërinë ta drejtonte një trajner shqiptar, ndërsa shtoi se Ervin Bulku, është gati për drejtimin e skuadrës së parë.

Sipas meje trajnerët duhet të punojnë më shumë, por jo në skuadrën e parë. Duhet punuar më mirë nga trajnerët me skuadrat e moshave. Sepse aty formohet lojtari. Duhet të jenë më shumë të përgatitur trajnerët e ekipeve të moshave sesa ata të skuadrave të para. Dhe duhet të jetë një raport direkt në mënyrë që të përmirësohen në aspektin taktik

Bulku ka bërë shumë mirë, pasi kemi shkuar bashkë në Kroaci, ku ka luajtur ndeshjet. Ka barazuar me Kroacinë, fitoi me Zvicrën dhe punuam edhe bashkë. Bulku është një që është pothuajse gati për skuadrën e parë. Unë jam i moshuar dhe kur të iki unë do të propozoj Bulkun si trajner të kombëtares. Pasi mendoj se është pothuajse gati. Ka nevojë edhe për pak vite eksperiencë.

Po e njoh Kolelën, është trajner i përgatitur dhe ka një farë eksperience dhe natyrisht që një fakt i tillë më jep edhe kënaqësi. Trajner italian në kombëtare, italian në komandë të kampionatit, natyrisht që më jep kënaqësi. Por edhe Duka është i orientuar nga trajnerët italianë. Kur të largohem unë nga drejtimi i kombëtares mendoj se edhe ndonjë trajner shqiptar do të ishte shumë mirë për pankinën e Kombëtares. Po punojmë për këtë gjë, për të rritur vlerat jo vetëm të lojtarëve por edhe trajnerëve shqiptarë. Besoj se trajneri që do më pasojë mua do të jetë shqiptar. Të paktën e uroj një gjë të tillë.

Paraardhëse

Përballë Erion Veliajt, ja kush do jetë emri i njohur për primare për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Pasardhëse

Vuçiç habit me deklaratën: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Pasardhëse

Vuçiç habit me deklaratën: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.