• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë, veteranët e futbollit nderojnë legjendën Fadil Vokrri në Prishtinë

17 July, 2021
në Sport
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kjo vëllazërore organizohet me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe do të nisë në ora 19:30.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike për të nderuar legjendën Vokrri. Para miqësores në stadiumin e Prishtinës do të inaugurohet edhe shtatorja e ish-futbollistit të famshëm dhe ish-Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta 3 vjet më parë.

Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Perlat Musta, Ervin Fakaj, Nevil Dede, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodian Duro, Altin Lala, Agustin Kola, Haxhi Ballgjini, Bedri Omuri, Redi Jupi, Luan Pinari, Afrim Tole, Ervin Bulku, Sokol Kushta, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Arjan Peço dhe Altin Haxhi, ndërsa në stol do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore, teksa e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 po në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Paraardhëse

Kryeministri Rama publikon videon duke mbledhur mbeturinat dhe ‘thumbon’ ashpër Dritan Lelin (VIDEO)

Pasardhëse

Ish-kreu i PD-së del me reagimin e revoltuar, paralajmëron fatin tragjik të demokratëve

Pasardhëse

Ish-kreu i PD-së del me reagimin e revoltuar, paralajmëron fatin tragjik të demokratëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.