• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Miqësia sekrete e Enver Hoxhës me miliarderin e biskotave, shefin e misionit anglez

23 August, 2018
në Dosje
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri. Shumë prej tyre kishin rrezikuar jetën për të sjellë ndihmë për partizanët shqiptarë, por Enver Hoxha gjithnjë dyshonte se anglezët do zbarkonin në Shqipëri për t’i rrezikuar pushtetin

Por ndryshe nga të tjerët, një britanik përbën përjashtim dhe ai është Alan Palmer, i vetmi që nuk akuzohet nga Hoxha dhe kjo për disa arsye.

Alan Palmer ishte rreth 29 vjeç kur zbarkoi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1943. Ai rridhte nga një familje e pasur angleze dhe gjyshi i tij ishte pronari i kompanisë më të madhe botërore të biskotave, Huntley&Palmers. Palmer kishte përfunduar studimet në Universitetin e Oksfordit dhe fliste frëngjisht, gjuha e huaj në të cilën Enver Hoxha mund të fliste pa përkthyes.

Pasi kaloi një dimër të vështirë 1943-1944 duke kryer dhe një akt heroizmi me shpëtimin e 3 infermiereve amerikane të bllokuara në Berat, Alan Palmer do të takohej për herë të parë me Enver Hoxhën në pranverën e vitit 1944.

Në qershor të vitit 1944 u vra në mënyrë të mistershme kreu i misionit britanik Filip Lik dhe britanikët e zëvendësuan atë me Alan Palmer, duke i dhënë edhe gradën e Lejtnant Kolonelit, sapo kishte mbushur 30 vjeç.

Palmer, i ri dhe ambicioz, ishte i vetmi oficer britanik që fitoi respektin e Enver Hoxhës dhe ai mund ta takonte atë pa nevojën e një përkthyesi. Enver Hoxha nuk pranonte asnjë tjetër për të komunikuar dhe gjithnjë komanda aleate e Mesdheut i kërkonte Palmerit të negocionte me Enver Hoxhën. Në përfundim të luftës, Palmer u bë këshilltari politik i misionit Britanik në Tiranë dhe sërish ai do të ishte i vetmi që do të bisedonte me Hoxhën për tema të nxehta.

Ai njihej për miqësinë e tij me liderët komunistë shqiptarë ndërsa kolegët britanikë evidentonin afërsinë e Palmerit me Hoxhën, shpesh duke hedhur dyshime se Palmeri ishte një mbështetës i diktatorit shqiptar.

Në vjeshtën e vitit 1945 Palmer do të largohej nga Shqipëria dhe nuk do të fliste më për Enver Hoxhën, por as ky i fundit nuk do e anatemonte si gjithë oficerët e tjerë britanikë. Besohet se ata nuk patën më kontakte ndonëse së bashku ishin takuar me dhjetëra herë duke diskutuar temat më të nxehta të luftës dhe fillimet e pushtetit pas saj. Alan Palmer, pas lufte, do të merrte në dorë fabrikën e biskotave Huntley&Palmers, më e madhja në botë. Ajo ishte krijuar që në fillim të shekullit të 19-të dhe në fillim shekullin 20-të, Huntley&Palmers ishte një ndër kompanitë më të mëdha në botë.

Miliarderi i biskotave nuk foli më për miqësinë e tij me Enver Hoxhën, miqësi që e gradoi shpejt dhe i dha vëmendjen që ai kërkonte gjatë shërbimit të tij në Luftën e Dytë Botërore, duke u dekoruar pas saj nga Mbreti Britanik për Shërbime të Shquara. /Erald Kapri.

Paraardhëse

Shifra tronditëse: Arrijnë 4000 muxhahedinë në Shqipëri

Pasardhëse

Njihuni me dietën e shekullit

Pasardhëse

Njihuni me dietën e shekullit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.