• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Miq të Evropës !

7 December, 2016
në Opinion
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Gjovalin Kola, Bruksel

Miqtë e Evropës (Friends of Europe) është një grup reflektimi në Bruksel, qëllimi i të cilit është nxitja e debateve për problemet aktuale dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Në edicionet e përvitshme marrin pjesë drejtues të vendeve anëtare të BE-së, komisionerë, deputetë evropianë, mediat e huaja etj. Vitet e fundit Miqtë e Evropës kanë vënë në qendër të takimeve vjetore rajonin e Ballkanit, problemet e zhvillimit ekonomik e social, si dhe integrimin e tij evropian.

Edhe sot rajoni ynë është objekt debati, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Hahn, paraardhësit të tij, Fule, deputeteve Pack e Fajon, ministrave Bushati e Gjiknuri, zv/ministrit të Jashtëm të Kosovës, Valon Murtezaj, si dhe të ministrave të tjerë nga qeveritë e vendeve fqinje, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të organizatave ndërkombëtare e rajonale etj. Pavarësisht se në bordin e tij bëjnë pjesë emra të njohur të politikës evropiane : ish-presidentë të Parlamentit Evropian ose komisionerë të KE-së, ish-kryeministra të Italisë, Belgjikës etj, ose aktualisht në funksion, si Michel Barnier, Carl Bildt apo Pascal Lamy, drejtor i përgjithshëm i Organizatës botërore të tregtisë (OMC), deputetë të PE-së etj,

Miqtë e Evropës nuk kanë fuqi vendimmarrëse në Bruksel. Por rëndësia e këtyre debateve, ku Shqipëria ka qenë vazhdimisht e pranishme, më parë me ministrat e qeverisë së Partisë Demokratike e LSI, tani me ata të Partisë Socialiste e LSI, është se ato forcojnë lidhjet me BE-në dhe vendet anëtare të tij, mes vendeve të rajonit, si dhe bëhen objekt i medias evropiane e më gjerë. Në fakt, është ky integrim e njohje e ndërsjellë që paraprin futjen në bllokun evropian.

Në këtë kuptim, Miqtë e Evropës kanë mbetur të tillë, pra miq të vërtetë. Por ndryshe nga këta të huaj, që e ndihmojnë Shqipërinë vazhdimisht për integrimin evropian, duket se ne vetë nuk jemi të tillë. Kur PD-ja ishte në pushtet, opozita e pengonte këtë proces me lobimin e saj të dukshëm e të padukshëm në Bruksel e gjetkë. Të njëjtën gjë bën opozita e sotme, tani që në pushtet është PS-LSI-ja. Mjafton të kujtojmë refuzimin e fundit të deputetëve të PD-së, në tetor të këtij viti, për të votuar raportin për Shqipërinë në PE, si dhe lojën me Ëetting-un.

Sigurisht, askush nuk e përjashton konkurrencën apo luftën politike mes qeverisë dhe opozitës dhe ndërrimin e pushtetit. Ky është thelbi i vetë demokracisë. Por një pakt qeveri-opozitë, ose mes partive politike, për integrimin evropian është i mundshëm. Për të fokusuar luftën e tyre vetëm në çështjet e brendshme të vendit. Dhe të tilla ka mjaft dhe shqetësuese, si punësimi, zhvillimi ekonomik, reforma në drejtësi e administratë, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar etj. Një vend i rajonit tonë, Kroacia, e ka bërë një pakt të tillë mes partive politike, pakt i cili përshpejtoi edhe futjen e saj në BE.

Me sa duket, për shkak të mungesë së traditës, ne na mungon toleranca dhe kultura e duhur për të bërë konsensus politik, edhe kur kemi aq shumë nevojë për paratë, investimet dhe asistencën e Brukselit. Bajraktarizmi mbetet ende i rrënjosur në mendësinë dhe sjelljen e elitës sonë politike. Sepse duhet një logjikë e thjeshtë për të kuptuar se është më mirë të qeverisësh në një vend anëtar të BE-së, të zhvilluar e me mirëqenie, sesa në Shqipërinë e sotme, që duhet të luftojë ende varfërinë dhe prapambetjen e saj shekullore. Nëse politikanët tanë e pranojnë këtë pragmatizëm, le ta tregojnë jo me fjalë, por me vepra se janë vërtet miq të Evropës !

Paraardhëse

Piramida kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës

Pasardhëse

FOTOT/ Aurela Hoxha tregon filmin ku ka dalë nudo

Pasardhëse

FOTOT/ Aurela Hoxha tregon filmin ku ka dalë nudo

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.