• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrja Manastirliu bën paralajmërimin: Nëse numri i të infektuarve rritet përtej kapaciteteve tona

12 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, Ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së Covid19.

“Sipas strategjisë të vjeshtë-dimrit, edhe nëse flukset do të shtohen përtej kapaciteteve tona të dedikuara për COVID, përfshi edhe COVID3 dhe COVID4, ku kemi rritur kapacitetet, nëse në një skenar që ne e kemi të parashikuar, do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, sipas një shkalle të përcaktuar, ndaj ne po punojmë për rritjen e kapaciteteve për të patur mundësinë që të mos mungojë asgjë përsa i përket trajtimeve të pacienteve në spitalet rajonale, të konfirmuar me COVID19 apo të dyshuar. Sigurisht kjo do të jetë në një moment të dytë. Strategjia jonë parashikon që këto skenare do të jenë të dedikuar, sipas numrave të të shtruarve në spital”, – tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të pajisjeve të reja të reanimacionit dhe rinovimin e plotë të aparaturave në spitalin e Lezhës, Manastirliu tha se po vijojnë investimet për të fuqizuar spitalet rajonale.

“Po fuqizojmë me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë jo vetëm spitalet universitare por edhe spitalet rajonale, ku shërbimi nuk ka munguar. Qytetarët vijojnë të marrin shërbime në spitalet tona, qoftë ato universitare, qoftë rajonale dhe qoftë ato bashkiake, duke siguruar për mjekët dhe infermierët masat mbrojtjes personale por dhe duke siguruar vazhdimësinë e shërbimit. Ne do të vijojmë që të rrisim stokun e materialeve të mbrojtjes personale” – tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se të gjithë mjekët e politikës apo politikanët e mjekësisë të vijnë ta shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh aty ku bëhet lufta, se si po i rrisim çdo ditë kapacitetet.

“Për të gjithë ata “mjekë të politikës, apo politikanë të mjekësisë” i them që ne jemi këtu, në krye të detyrës. Por ajo çfarë kërkon kjo situatë është më shumë solidaritet. Ndaj, le të vijnë aty ku po bëhet beteja, ku po bëhet lufta, në spitalet tona dhe të shohin me sytë e tyre se çfarë po ndodh. Se si po rrisim kapacitet çdo ditë, se çfarë impenjimi ka personeli mjekësor që është në krye të detyrës. Ajo çfarë realisht jemi duke bërë është pikërisht më e mira që ne kemi mundësi brenda gjithë kapaciteteve tona”, – tha Manastirliu.

Me pajisjet e reja mjekësore të instaluara në spitalin rajonal të Lezhës janë fuqizuar kapacitetet biomjekësore në shërbimin e reanimacionit duke vendosur, 10 monitorë, respiratorë, respiratorë Bipap, aspirator salle, defibrilator, EKG, pompa infuzioni, shiringa elektrike, ventilator portabël, puls oksimetër, maska CPAP, laringoskopë, oksigjenator, 20 sete intubimi, eko fikse dhe shtretër të rinj plotësisht të pajisur.

Paraardhëse

Aurela Gaçes i vjedhin faqen në Facebook, ja çfarë i postojnë (FOTO)

Pasardhëse

Videoja që po bën xhiron e rrjetit! Gazetarja ishte “live”, por vëmendjen e rrëmben vogëlushi mbrapa saj

Pasardhëse

Videoja që po bën xhiron e rrjetit! Gazetarja ishte “live”, por vëmendjen e rrëmben vogëlushi mbrapa saj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.