• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ministrja gjermane e mbrojtjes: Pa paqe në Ballkan nuk ka qëndrueshmëri në Evropë

6 September, 2022
në Botë, Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, priti të martën në Berlin, homologun e saj nga Kosova, Armend Mehaj. Siç bëjnë të ditur burime të “DW” pranë Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në takim është biseduar për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë”, shkroi ministrja Lambrecht pas takimit në një mesazh në Twitter. Ajo përshëndeti marrëveshjen e arritur kohëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës për rregullat e hyrje-daljeve. Por paralajmëroi se “do të duhet frymëmarrje e gjatë”.

Lambrecht siguroi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës.

Së fundmi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte shprehur për një prezencë më të rritur të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë.

Mandati aktual i ushtarëve gjermanë të KFOR-it, vazhdimi i të cilit u miratua në korrik nga Parlamenti Gjerman, parashikon dërgimin e deri më 400 ushtarëve, në rast nevoje. Aktualisht aty janë të stacionuar rreth 70 ushtarë gjermanë.

Së fundmi, Gjermania së bashku me Francën kanë treguar iniciativë për një angazhim më të fortë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të premten, më 9 shtator, dy këshilltarët për çështje të jashtme të kancelarit gjermanm, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të shkojnë në Kosovë dhe Serbi për të parë se cilat janë opsionet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, dy këshilltarët pritet të kërkojnë me ngulm nga dy palët gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve.

Paraardhëse

Ku shkojnë studentët pas diplomimit? Najada Çomo përplaset me ekspertin e arsimit: Ku janë nevojat që t’i sjellë atje

Pasardhëse

Pse aksioni opozitar nis nga inceneratori i Tiranës? Ilir Meta zbulon “planin” e tij: Ju tregoj se çfarë na pret në javën e ardhshme

Pasardhëse

Pse aksioni opozitar nis nga inceneratori i Tiranës? Ilir Meta zbulon “planin” e tij: Ju tregoj se çfarë na pret në javën e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.