• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrja Etilda Gjonaj takohet me presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkır

4 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kuadër të vizitës në New York, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u prit në një takim nga Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, z.Volkan Bozkir. Presidenti Bozkir përgëzoi Ministren Gjonaj për vullnetin dhe angazhimin e Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit, e shprehur në fjalën e saj në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme.

Zoti Bozkir nënvizoi se deklaratat politike të mbajtura gjatë sesionit nga vendet anëtare të OKB-së tregojnë angazhimin e qeverive në luftën kundër korrupsionit. Ministrja Gjonaj shprehu falenderimet e saj për organizimin për herë të parë të këtij sesioni nga OKB duke theksuar rëndësinë e përfshirjes në agjendën e Kombeve të Bashkuara të luftës kundër korrupsionit, për shkak të impaktit të drejtëpërdrejtë që sjell korrupsioni për paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare veçanërisht kur ndërvepron me krimin e organizuar.

Ministrja Gjonaj theksoi se tashmë lufta kundër korrupsionit duhet konsideruar nga shtetet si një çështje përtej kufijve kombëtare dhe për këtë arsye bashkëpunimi midis tyre është shumë i rëndësishëm. Ministrja Gjonaj i bëri me dije Presidentit Bozkir se Qeveria Shqiptare ka në prioritetet e saj kryesore konsolidimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformimit të sistemit të drejtësisë ashtu si edhe në luftën kundër korrupsionit, për të cilat janë arritur rezultate domethënëse.

Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishin edhe hapat përpara që Shqipëria ka bërë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Presidenti Bozkir inkurajoi ministren Gjonaj, për të vijuar zbatimin e reformave të ndërmarra, me theks të veçantë atë në Drejtësi, pavarësisht sfidave për të garantuar të ardhmen e qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Kënaqësi e veçantë të takohesha me Presidentin Volkan Bozk?r, me të cilin pata mundësinë të bisedoja për rëndësinë e sesionit të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për luftën kundër korrupsionit.

Gjatë takimit, i shpreha presidentit Bozk?r, rëndësinë e përfshirjes në agjendën e Kombeve të Bashkuara si prioritet luftën kundër korrupsionit, për shkak të impaktit të drejtëpërdrejtë që sjell në paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare veçanërisht kur ndërvepron me krimin e organizuar.

Bashkëpunimi midis shteteve konsiderohet i rëndësishëm pasi lufta kundër korrupsionit nuk është më vetëm një çështje që qëndron brenda kufijve kombëtarë.

Në këtë takim, ritheksova prioritetet e Qeverisë Shqiptare për konsolidimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformimit të sistemit të drejtësisë ashtu si edhe në luftën kundër korrupsionit, për të cilat janë arritur rezultate domethënëse. Presidenti Bozkir inkurajoi vijimin e zbatimit të reformave të ndërmarra, me theks të veçantë atë në drejtësi, përtej sfidave që duhet të përballojmë, me qëllim garantimin e të ardhmes së qytetarëve.“-shkruan Gjonaj.

Paraardhëse

DASH e shpalli ‘non grata’, Përparim Kabo i kujton Sali Berishës burgosjen e Fatos Nanos dhe bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

Përparim Kabo paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Do të goditen ministra dhe ish-drejtues të lartë

Pasardhëse

Përparim Kabo paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Do të goditen ministra dhe ish-drejtues të lartë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.