• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrja Elisa Spiropali ironizon keq koalicionin e opozitës dhe paralajmëron

28 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
100
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja Elisa Spiropali ka ironizuar koalicionin parazgjedhor të Partisë Demokratike me aleatët, duke e quajtur një liste të klanizimit dhe klientelizmit që ngre në piedestal parimin “kap ça të kapësh”.

Sipas saj, Shqipëria she shqiptarët nuk meritojnë eksperimente të tilla të padenja dhe nuk kanë kohë të humbin me skema të riciklimit bajat të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur e të deformuar.

Ministrja thotë se Partia Socialiste do ta mbyllë shpejt hendekun mes Shqipërisë që gjetën dhe Shqipërisë që duan.

“Dallimi është kolosal. Lista e Monës, Lulit, Saliut, Nardit, Ilirit, Fatmirit, Shpëtimit dhe ca të tjerëve, është listë e ndarjes dhe largimit të vazhdueshëm të politikës nga shoqëria, populli, elektorati. Lista e tyre është listë e qasjes mesjetare ndaj politikës. Listë e klanizmit, mercenarizmit, klientelizmit. Ngritje në piedestal e parimit kap ça të kapësh.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk meritojnë eksperimente të tilla të padenja, nuk kanë kohë të humbin me skema të riciklimit bajat të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur, të deformuar.

Deputeti ynë, Deputeti që duam, ndër tjera, është hapje e mëtejshme e Partisë Socialiste ndaj shoqërisë në vazhdën e vetkorrektimit tonë përmirësues të natyrshëm për të mirën e përgjithshme.

Do ta mbyllim shpejt hendekun e pamerituar mes Shqipërisë që gjetëm dhe Shqipërisë që duam”, – shkruan Spiropali.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh? Radhë kilometrike në doganën e Morinës

Pasardhëse

Nuk do e besoni sa vjeç mbushi Aurela Hoxha (FOTO)

Pasardhëse

Nuk do e besoni sa vjeç mbushi Aurela Hoxha (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.