• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Ministrja Ekonomi në Prishtinë: Nuk ka asnjë barrierë në shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

27 November, 2016
në Ekonomi
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk ka asnjë barrierë në shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë. Çështjet e kaluara në këtë drejtim janë zgjidhur falë rritjes së bashkëpunimit dhe nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh ekonomike mes dy vendeve. Ky ishte konkluzioni i takimit të zhvilluar sot në Prishtinë mes Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe Ministres së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami.

Ministrja Ekonomi ndodhej në Prishtinë në kuadrin e Panairit të përbashkët “Bli Shqip”, që zhvillohet çdo vit në kuadrin e Festës Kombëtare mbarëshqiptare dhe ka si synim të promovojë produket shqiptare e të rrisë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Në takimin e përbashkët dy Ministret uruan për festën e përbashkët të shqiptarëve, 28 nëntorin, Ditën e Flamurit. Ato shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, duke shtuar se ende ka shumë hapësira për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim. Ato premtuan se institucionet respektive do të bëjnë të pamundurën që kompanitë e Shqipërisë dhe Kosovës të mos kenë asnjë pengesë në shkëmbimet tregtare.

Në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit, Ministrja Bajrami konstatoi se janë 900 kompani me kapital nga Shqipëria që ushtrojnë aktivitetin në Kosovë që nga 2007, ndërkohë që 14 prej tyre kanë punësuar 1400 punëtorë në Kosovë. Ajo theksoi se marrëveshjet e fundit mes dy vendeve kanë lehtësuar tregtinë mes dy vendeve.

Ndërsa Ministrja Ekonomi duke ndarë të njëjtin mendim për bashkëpunimin shumë të mirë ekonomik mes dy vendeve, u shpreh se duhet bërë më shumë për të krijuar mundësi që produktet tona të jenë të kokurueshme në tregun ballkanik dhe atë europian dhe për këtë duhen ndërmarrë veprime konkrete në të ardhmen. Gjithashtu, znj Ekonomi u shpreh se duhet zgjeruar bashkëpunimi në disa sektorë të rinj dhe në shkëmbimin e forcës së punës mes dy vendeve.

Ministrja Ekonomi ndodhej në Prishtinë në kuadrin e Panairit të përbashkët Bli Shqip, i cili organizohet çdo vit nga Komuna e Prishtinës dhe MZHETTS, në kuadrin e festave kombëtare mbarëshqiptare.  Lidhur me këtë panair, znj Ekonomi u shpreh se ka një interesim gjithnjë e në rritje për pjesëmarrje nga bizneset shqiptare çka do të thotë një rritje e interesit për shkëmbimin e produkteve shqiptare. “Kjo është një ngjarje e madhe për sipërmarrjen shqiptare dhe atë kosovare për njohjen e produkteve shqiptare në tërësi. Produktet tona kanë nevojë të regjistrohen si marka dhe po punojmë shumë për këtë gjë, por dhe konsumatori ka nevojë të mbrohet, ndaj dy palët po punojnë në çështjen e sigurisë ushqimore. Nuk ka pengesë që e ndal këtë bashkëpunim. Të gjithë vijnë me kënaqësin në panairin “Blej Shqip” u shpreh Ekonomi.

Paraardhëse

Mustafa: Trendi i uljes se papunësisë rezultat i rritjes reale ekonomike

Pasardhëse

Lekaj: Veseli shpesh e luan rolin e kryeministrit

Pasardhëse

Lekaj: Veseli shpesh e luan rolin e kryeministrit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.