• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrja Balluku flet për dixhitalizimin e shërbimeve dhe zbulon risinë për vitin që po vjen: 91% kalojnë online

26 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në studion e Euroneës ka listuar prioritetet e qeverisë në infrastrukturë për vitin 2020. Balluku sqaroi me detaje njërën nga nismat e cilësuar si nga më të rëndësishmet nga ana e kryeministrit dhe qeverisë për vitin që po vjen, ajo e dixhitalizimit të shërbimeve, duke i kaluar ato të gjitha online.

Balluku tha se kjo është një nismë që do t’i japë fund një herë e mirë korrupsionin duke shmangur kontaktin e qytetarit me sportelin, ndërsa sqaroi se do të ndihmohen me anë të trajnimit të gjithë personat që për arsye të ndryshme, e sidomos për shkak të moshës, e kanë të vështirë të aksesojnë online një shërbim.

Deklarata e plote e Ballukut:

‘Sot kam pasur nderin të lançoj e para nga të gjithë ministrat, kalimin online të më shumë se 90 për qind të shërbimeve, më saktë 91 për qind të tyre. Kjo do të ndikojë në uljen e korrupsionit, duke hequr çdo lloj kontakti të qytetarit me sportelet. Është një proces i vështirë që do të kërkojë impenjimin e të gjithëve. Vetë kryeministri e ka thënë se do të kërkojë imenjimin e çdo ministri në këtë nismë.

Tashmë ky është një proces që ka nisur dhe nuk ka kthim pas. Do të na duhet që fillimisht të ndihmojmë qytetarët që nuk kanë askes ose mundësinë për të përdorur internetin. Në të gjitha sportelet ku sot ofrohen shërbimet, do të jenë djem dhe vajza që do të ndihmojnë.

E kemi provuar me platformën e bashkëqeverisjes, dhe me gjithë mosbesimin e fillimit, tani jo vetëm që e përdorin të gjithë, por edhe e preferojnë më shumë’, – tha ministrja.

Ministrja Balluku foli gjerësisht edhe për projektin e aeroportit të Vlorës, gara për ndërtimin e të cilit u hap zyrtarisht më 19 dhjetor. Balluku e cilësoi këtë projekt mjaft të rëndësishëm për zonën dhe për vendin, që do të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik.

Vlera e koncesionit për aeroportin e Vlorës do të jetë afërsisht 90 mln euro dhe kusht sipas ministres është që kompania e cila do të marrë përsipër ndërtimin e tij, të ketë eksperiencë ndërkombëtare në fushën e aviacionit.

‘Është një investim prej 89 mln eurosh, pra i konsiderueshëm, por më e rëndësishme është se të gjitha subjektet në garë duhet të plotësojnë kushtin e eksperiencës në këtë fushë, duhet të jenë kompani me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e aviacionit.

Ekonomia lokale do gjejë një fushë të madhe veprimi, ndërtuesit, punonjësit do merren nga zona, por edhe nga vendi, ekonomia vendase do marrë zhvillim të madh’, – tha ministrja.

Një tjetër projekt që pritet të nisë në 2020 është edhe ai për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, i cili gjithashtu do të ndërtohet me koncesion për 35 vjet me një vlerë prej 150 mln eurosh. Ndërtimi pritet të nisë, sipas ministres, diku në mes të muajit shkurt të 2020.

Ndërkohë, kontratën e hidrokarbureve për bllokun e Dumresë me kompaninë e njohur ENI, ministrja e Infrastrukturës e cilësoi si kontratën më të mirë që ka nënshkruar vendi ynë, pasi aplikon ‘ 4 për qind’.

‘Kjo do të thotë se që në fuçinë e parë, shteti do marrë 4 për qind të fitimit’, – ka thënë ministrja Balluku.

Paraardhëse

“Pse sot duhet t’i kthehemi tezës së Sali Berishës?”, ish-deputeti i PD-së nuk përmbahet: Edi Rama duhet të shpallet “non grata”

Pasardhëse

Puntata e 1 janarit, Luana Vjollca zbulon surprizën e radhës në “Shiko Kush Luan” (FOTO)

Pasardhëse

Puntata e 1 janarit, Luana Vjollca zbulon surprizën e radhës në “Shiko Kush Luan” (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.