• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministria zbardh të dhënat zyrtare, kjo është harta e shpërndarjes, ja cili qytet mban numrin rekord të rasteve me koronavirus

4 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një njoftim për mediat në lidhje me përditësimin e fundit. Ministria ka bërë me dije se ditën e sotme janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus.

Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini konfirmoi se janë 803. Të prekur me koronavirus në Shqipëri. Po sipas saj rastet e reja janë 8 në 24 orët e fundit.

Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 31 pacinetë. Zona me më shumë raste active deri më tani rezulton të jetë Kruja.

E PLOTE:

“COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja në 24 orët e fundit, java me nivelin më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi i epidemisë

Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve.

Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funkionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.

Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Siç jeni ne dijeni, nga sot, ka nisur një lehtësim i mëtejshem i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetas me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilet do të vetëkarantinohen në banesë.

Duke nisur nga ky lehtësim i masave është shumë e rëndësishme të rritet kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja, ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 93
Krujë 87
Shkodër 17
Kurbin 14
Kukës 5
Elbasan 4
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1″ – ka shkruar Tomini.

Paraardhëse

Kur do ti jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme? Ambasadori Soreca ka një apel për qeverinë Rama

Pasardhëse

“Ky njoftim duhet hequr urgjentisht”, Genc Pollo publikon foton dhe i drejton thirrjen emergjente qeverisë Rama për masat kundër koronavirusit

Pasardhëse

“Ky njoftim duhet hequr urgjentisht”, Genc Pollo publikon foton dhe i drejton thirrjen emergjente qeverisë Rama për masat kundër koronavirusit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.