• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministria e Financave: Ja e vërteta e qirasë shtetërore të Irfan Hysenbelliut

2 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
385
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Financave ka deklaruar se nuk ka asnjë tentativë për të nxjerrë nga ambjentet shtetërore mediat që ka në pronësi Irfan Hysenbelliu. Sipas dikasterit të Financave, Hysenbelliut i ka mbaruar kontrata shtetërore me shteti, por gjykata ka vendosur që deri sat ë zgjidhet çështja të mos ketë nxjerrje nga ato mjedise.

Postimi i plotë:

“Në vazhdën e sulmeve të mbushura me trillime, të cilat kanë shënjestruar muajt e fundit institucionet e tatimeve dhe doganave, nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu sot ka dalë një tjetër trillim në adresë të MFE. Sipas tyre kryeministri ka kërkuar lirimin e ambienteve shtetërore të marra me qera nga grupi mediatik i zotit Irfan Hysenbelliu për t’i mbyllur gojën mediave të tij. Kjo është një shpifje dashakeqe, si plot të tjera të prodhuara nga ky grup mediatik.

Bëjmë me dije se po, ka pasur një kontratë qeraje mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe “Focus Media Group”, e cila ka përfunduar në datën 25.07.2022.

Referuar kontratës së lidhur dhe konkretisht nenit 7 “Zgjidhja e kontratës”, pika 7.1, parashikohet që: “Kontrata zgjidhet me mbarimin e afatit të përcaktuar në pikën 3.1 të kësaj kontrate”. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me cilësinë e subjektit qiradhënës, ka njoftuar subjektin permes korrespondences shkresore mbi përfundimin e afatit te kontratës së qirasë për godinat që duhet t’i kthehen shtetit.

Në të njëjtën kohë, “Gazeta Panorama”, pjesë e “Focus Media Neës” që ushtron aktivitetin e saj në të njëjtat godina, rezulton të mos ketë paguar as detyrimet financiare kontraktuale prej 6 vitesh.

Deklarata e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, se gjykata e ka shpallur të paligjshme shkresën e MFE është një trillim.

Gjykata ka marrë një vendim pezullimi proceduarial të lirimit të godinave shtetërore, derisa çështje të trajtohet dhe zgjidhet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

MFE e respekton plotësisht këtë vendim dhe pret që gjykata t’i njohë shtetit të drejtën e tij për të rimarrë pronën që i takon. Por kjo, as nuk ka lidhje me lirinë e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, as nuk e ndryshon faktin se zoti Irfan Hysenbelliu i përdor mediat e tij për të shantazhuar përfaqësuesit e shtetit dhe dizinformuar publikun për të mbuluar problemet shumë serioze që bizneset e tij kanë me ligjin.”-thuhet në njofim.

Paraardhëse

Deputeti demokrat: Jemi për hapjen e dosjeve, përfshi dhe të Ilir Metës

Pasardhëse

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, ja sa ka shkuar nafta

Pasardhëse

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, ja sa ka shkuar nafta

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.