• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ministri serb-ambasadores Çitaku: Ti s’je kosovare, je shqiptare

17 November, 2016
në Kosovë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediet e Beogradit kanë transmetuar sot pjesë nga replika në Këshillin e Sigurimit të KB të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.

Ambasadorja Çitaku gjatë shqyrtimit të raportit tremujor për Kosovën në KS të OKB ndër të tjera tregoi për synimet kolonialiste të Serbisë në Kosovë.

Këtë pohim të saj u përpoq ta hedh poshtë ministri i Jashtëm serb. “Ne nuk jemi kolonizatorë dhe nuk lejoj që të flitet kështu për në në KS të KB”, tha ai në replikën e tij.

 

“Për çfarë kolonializmi flisni ju këtu? Këtu qëndrojnë v ende të cilat janë liruar nga kolonializmi. Në Kosovë ndodhet kryeqyteti i parë i Serbisë, kishat serbe, ju mendoni se mjafton që keni ardhur këtu dhe që ju përkrahin vendet e perëndimit se mund të flisni të pavërtetat”, citojnë mediet e Beogradit Daçiçin, transmeton Koha.net.

Sipas tij nga fjalimi i Çitakut për Kosovën del se bëhet fjalë për një vend që ka pamje ideale.

“Habitem sesi migrantët që kalojnë nëpër Ballkan nuk shkojnë në Kosovë, kur është kështu vend ideal, por qytetarët e saj ikin nga Kosova në Europën Perëndimore. Për cilin vend flisni ju”, tha ai.

Ai foli edhe për bombardimin e Serbisë dhe tha se vendimi i marrë ishte jolegal dhe pa vendimin e KS të KB.

“Ju nga fillimi keni pasur në plan bashkimin me Shqipërinë, ju nuk jeni kosovare por shqiptare, këtu bëhet fjalë për pakicë kombëtare në vend të huaj që ka shpallur njëanshëm pavarësinë”, tha Daçiç.

Ai tha se Serbisë nuk i duhet mbështetja e askujt nga jashtë.

“Hajdeni të zgjidhim problemet, ju po fshiheni pas vëllait të madh. Askush nuk do tua sjell zgjidhjen ashtu siç ua solli me bomba më 1999. Kjo kohë ka perënduar për fatin e keq tuaj”, u shpreh Daçiç.

Të përkujtojmë se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e KS të KB me argumente hodhi poshtë pretendimet dhe akuzat serbe ndaj Kosovës, duke luajtur rolin e viktimës. Ajo tha se Beogradi nuk kishte asnjë të drejtë pronësie mbi Trepçën, se këtë madje as me Rezolutën 12 44 të KB nuk e kishte, as me Planin e Ahtisarit, e as me Kushtetutën e Kosovës.

Paraardhëse

Hashim Thaçi po hetohej nga EULEX për krime lufte, prokurori shqiptar mbylli hetimet

Pasardhëse

Kuvend, Paloka-Tahiri debat për trafikun e drogës

Pasardhëse

Kuvend, Paloka-Tahiri debat për trafikun e drogës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.