• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri Lleshaj del me ultimatum të prerë dhe lëshon paralajmërimin: Nuk tolerojmë një virus të dytë. Çfarë pritet?

17 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ndodhur në Durrës, ministri i Brendshëm, Sandër Llashaj, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për të gjithë personat që janë të infektuar me koronavirus dhe nuk marrin masat që të izolohen, duke rrezikuar që të infektojnë persona të tjerë.

Në fjalën e tij, ministri u shpreh se policia ka marrë masat e nevojshme për të goditur rastet që rrezikojnë qytetarët.

Madje Lleshaj tha se ndëshkim do të ketë edhe për operatorët turistikë që shqetësojnë qytetarët me muzikë në lokalet e natës, pas orës 23:00 gjatë javës dhe pas orës 00:00 në fundjavë, “në shërbim të oreksit për të bërë para e shkatërrojnë shëndetin e qytetarëve”.

DEKLARATA E PLOTE E MINISTRIT SANDER LLESHAJ:

“Po ndjekim sot në Durrës masat e marra nga organet shtetërore në përballim të situatës COVID-19 dhe për sezonin turistik.

Masat për zbatimin e kërkesave të autoriteteve shëndetësore kundër COVID-19, përbëjnë prioritet të madh për të gjithë institucionet, për Policinë e Shtetit veçanërisht.

Shoh që ka mobilizim të mirë nga të gjitha institucionet. Nën drejtimin e Prefektit bëhen inspektime të përbashkëta me pjesëmarrjen e të gjithë agjencive, të Policisë, të autoriteteve Shëndetësore, të Ushqimit, të Punës dhe të tjera.

Mbetet me rëndësi vijimi i angazhimit për arsye se na duhet të ndërpresim me çdo kusht zinxhirët e përhapjes së mëtejshme të virusit. Këtu kërkohet sensibilizim, por kërkohet edhe ndërhyrje e fortë e autoriteteve për të ndëshkuar të gjithë ata që me papërgjegjshmëritë e tyre rrezikojnë të tjerët. Kjo punë do të vazhdojë me intensitet.

Gjithashtu po shohim edhe masat që po merren për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Theksoj rëndësinë që ka kujdesi për qetësinë e pushuesve sidomos në orët e mbrëmjes, kur muzika shndërrohet në faktor shqetësues dhe kontaminues, shndërrohet në një lloj virusi të dytë. Për këtë Policia e Shtetit ka marrë masa të plota për të goditur çdo rast papërgjegjshmërie.

Këtu nuk kemi nevojë as për instrumente matës, as për decibel, as për centimetra, as për metra. Kemi nevojë vetëm për një njohuri të thjeshtë, zero zhurma pas orarit të përcaktuar në vendimin e qeverisë. Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të përfundojë në zero.

Policia e Shtetit duhet të marrë masa dhe do të marrë masa, ashtu edhe sikundër i ka marrë, për të goditur cilindo që me papërgjegjshmëri, ose në shërbim të oreksit të tij për të bërë pará, shkatërron ose dëmton shëndetin dhe qetësinë e të tjerëve.

Në këtë pikë detyrat për Policinë janë të qarta, jo thjesht gjobë, por sekuestrim të gjithë impianteve që prodhojnë zhurmë për qytetarët e procedim për të gjithë ata që bëhen shkak për këtë ndotje jo vetëm akustike.

Një çështje tjetër me rëndësi për të cilën Policia duhet të angazhohet fort është siguria në ujë dhe në rërë. Është për t’u theksuar me kënaqësi që masat këtë vit janë më të mira. Disiplinimi i vendosjes së operatorëve që përdorin plazhin është në nivelin e duhur, por kërkohet thellim i masave për sigurinë.

Operatorët që shërbejnë në rërë ose në ujë marrin pará nga qytetarët, jo për ujin, as për rërën; – ata nuk shesin as ujin, as rërën, sepse rëra dhe uji janë pronë e qytetarëve, ata shesin shërbimin e tyre. Shërbimi i parë që duhet të shesin është siguria, jo shezlongu, por siguria.

Kjo do të thotë që çdo operator që përdor një pjesë të bregdetit për qëllime të biznesit të tij, duhet që në paketën e ofertës të ketë sigurinë, duhet që të ketë rojet e plazhit, të ketë mjetet e shpëtimit, të ketë gjithë ato asete që duhen për të ofruar ndihmë ndaj qytetarëve dhe për të parandaluar me çdo kusht dëmtimin ose cenimin e jetës së qytetarëve në plazh.

Një çështje tjetër po aq e rëndësishme, është ajo që ka të bëjë me motorrët e ujit. Ndonëse këtu sot nuk shoh për fat të mirë, por kemi pasur në vijueshmëri sinjale dhe shqetësime nga qytetarët për raste ku persona të caktuar, krejtësisht të papërgjegjshëm, rrezikojnë jetën e tjerëve duke përdorur motorët e ujit. Motorrët e ujit shërbejnë kryesisht për ndotje dhe jo për kënaqësi dhe prodhojnë një rrezik të shtuar për sigurinë e qytetarëve, të cilët duan të shijojnë ujin e detin tonë.

Në këtë drejtim Policia e Shtetit e ka marrë detyrë dhe ka filluar zbatimin e një plani masash, i cili do t’i trajtojë me shumë rreptësi rastet e papërgjegjshmërisë nga personat që përdorin motorrët e ujit.

Përgjithësisht dua të them që për motorrët e ujit ka ‘klimë të keqe’ këtë vit në bregun shqiptar. Pra, ka shanse të mëdha që ata të penalizohen, që motorrët të sekuestrohen, që personat që shkelin rregullat të mbajnë përgjegjësi të forta ligjore. E mira është, e me këtë rast këshilloj që të heqin dorë nga kjo lloj kënaqësie dembele dhe t’u drejtohen kënaqësive të tjera; le të notojnë, le të bëjnë sport, por mos të rrezikojnë qytetarët, sigurinë e tyre me motorrë dhe mos të bëjnë ndotje të mëtejshme të ujit dhe të ajrit me përdorimin abuziv të këtyre mjeteve, të cilat nuk është se prodhojnë atë për të cilën ne kemi nevojë, qetësinë dhe pastërtinë.

Policia duhet dhe do të angazhohet fort në këtë punë. Ftoj me këtë rast të gjithë operatorët, të gjithë bizneset, që ushtrojnë veprimtari në bregdet që të bashkohen në këtë përpjekje të përbashkët, sepse në fund të herës, e gjithë përpjekja e organeve shtetërore, e Policisë, e organeve të shëndetit publik, e të tjerëve, është në funksion të tyre.” – tha Lleshaj.

Paraardhëse

Pas ndryshimeve kushtetuese, shpërthen Monika Kryemadhi: Veprimet e fundit të Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit

Pasardhëse

Eduard Halimi jep paralajmërimin e fortë, zbardh dy skenarët: Vendi mund të shkojë drejt një krize

Pasardhëse

Eduard Halimi jep paralajmërimin e fortë, zbardh dy skenarët: Vendi mund të shkojë drejt një krize

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.