• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri kosovar i Mbrojtjes vizitë në Shqipëri, takim me homologun Peleshi, zbulohen temat e diskutimit

26 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lajmin e dhanë ministrat e vendeve të të dy shteteve gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, në Tiranë, ku u prit me nderime nga homologu i tij, Niko Peleshi.

Fillimisht Peleshi e falenderoi ministrin Mehaj për ndihmën e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shuarjen e zjarreve gjatë këtij muaji në qarkun e Kukësit dhe më pas bëri publike ambiciet e dy shteteve për të rritur ndjeshëm bashkëpunimin mes forcave të armatosura.

“Kemi biseduar edhe sot në vijim të bisedave dhe diskutimeve në vizitën zyrtare në maj të këtij viti, për një integrim sa më të madh dhe më intensiv në fushën e edukimit. Ne kemi një projekt dhe një ambicie për të ridimensionuar Akademinë tonë të Forcave të Armatosura, për ta ngritur atë në një nivel tjetër. Për t’ju përqasur modeleve më të mira po orientohemi kryesisht nga modeli i Ëest Point në SHBA. Fjala kyçe e gjithë takimit të sotëm ka qenë fjala komplemetare, apo smart defense. Si në fushën e edukimit ashtu edhe në fushën e mirëmbajtjes së kapaciteteve tona, në fushën e inteligjencës, pa dyshim edhe në shumë fusha të tjera ka shumë vend për të kaluar në një qasje të re, në qasjen e komplementaritetit. Thënë ndryshe e bashkimit të forcave, e ekonomizimit të forcave në mënyrë që të shmangim bërjen e së njëjtës gjë, e të njëjtit investim pa qenë e nevojshme për t’u zhvilluar në dy shtetet tona. Madje edhe më gjerë se kaq, jo vetëm Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ndërmjet vendeve të tjera të rajonit.”- u shpreh ministri Peleshi.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, dha detaje të tjera sa i përket bashkëpunimit në fushën e arsimimit ushtarak, si dhe konfirmoi bashkëpunimin për investimet e përbashkëta.

“Kemi rënë dakord edhe me ministrin e Mbrojtjes që të rrisim bashkëpunimin sa i përket edukimit. Kosova të këtë edukimin e shkollës së mesme ushtarake dhe atë të shkollës së lartë ushtarake ta ketë Shqipëria. Sinkronizimi i edukimit të jetë brenda trojeve tona. Ne folëm edhe për bashkëpunim më të ndërsjellë sa i përket pajisjeve ushtarake që në të ardhmen të mos jenë investime në të dyja anët ose në të gjithë rajonin njërën ta këtë Kosova, njërën ta ketë Shqipëria, tjetrën ta ketë Maqedonia ose Mali i Zi, që të jemi më të sinkronizuar dhe të bashkëpunojmë për t’i ardhur në ndihmë njëri – tjetrit nëse është nevoja ose nëse kërkohet mirëmbajtje.”– theksoi ministri Mehaj.

Gjithashtu, dy ministrat u zotuan që vizitat e ndërsjella të niveleve të larta të ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të bëhen shumë më të shpeshta.

Paraardhëse

Pas sherrit mes tyre që bëri bujë të madhe, prezantuesja Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha përballen përsëri me njëri-tjetrit

Pasardhëse

Analisti zbulon prapaskenat e dorëheqjes së Erion Braçes, parashikon goditje të mëdha në këtë qytet

Pasardhëse

Analisti zbulon prapaskenat e dorëheqjes së Erion Braçes, parashikon goditje të mëdha në këtë qytet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.