• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ministri i Jashtëm i Greqisë është shqiptar?”, Paskal Milo zbërthen origjinën e Dendias

20 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo teksa ka komentuar vizitën që do të bëjë sot në Tiranë ministri i jashtëm i Greqisë, foli edhe për origjinën e Nikos Dendias.

Gjatë bisedës në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, Milo u shpreh se Dendias në kuptimin e brezit të parë nuk është arvanitas, është nga bregu, por si shumë himariotë kanë dhënë e kanë marrë, “të paktën nga i ati është nga Bregu”, u shpreh Milo.

Ndërkohë për ish-ministrin e Jashtëm Grek, Teodor Pangallos, Milo deklaroi se Pangallos është trashëgimtar i brezave arvanitase duke theksuar se sipas tij është nga ata arvanitus i rritur në Elefsina dhe se sipas tij është një dimension tjetër.

Pyetja nga gazetari: Ju keni qenë Ministër i jashtëm kur homologu juaj ishte zoti Pangallos, i cili është nga ata studiues që ka pranuar që flet shqip. Nikos Dendias është arvanitas gjithashtu, i ati Spiro Dede, (me disa variante mbiemrash) ka udhëhequr Dhomën e Tregtisë në Korfuz dhe është takuar nga gazetarë shqiptarë dhe fliste shqip lirshëm. Këta ministra të Jashtëm Arvanitas si ndjehen, cila është ndjesia e tyre kombëtare?

Milo: Unë nuk e dija që familja Dede dhe Spiro Dede është nga fshati Ilias, ai ka shkruar shumë vite të shkuara, për Himarën. Kjo nuk do të thotë gjë.

Unë e kam njohur Pangallos mirë, ai është një dimension tjetër. Edhe Pangallo trashëgimtar i brezave arvanitase, shprehej se gjyshja e tij nuk dinte greqisht. Ai vete fliste dhe flet pak shqip dhe kupton shumë mirë.

Unë kam qenë në Elefsinë, më ka çuar. Më dha një darkë në një restorant ku qëndronte gjyshi i tij gjenerali Teodor Pangallo, atje kishte një mbishkrim, “këtu rrinte i madhi Tedor Pangallos”. Kurse Dendias kam përshtypjen se nuk është arvanitas në kuptimin e brezit të parë, është i mëvonshëm, por si shumë himariotë kanë dhënë dhe kanë marrë”, shtoi Milo.

Paraardhëse

PD-ja e paditi dje në SAPK, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Pasardhëse

Kryemadhi zbulon çfarë po planifikon Meta dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Pasardhëse

Kryemadhi zbulon çfarë po planifikon Meta dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.