• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri holandez: Hetim për Air Albania dhe aeroportin e Vlorës

8 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në përgjigje ndaj pyetjeve të deputetit holandez, Pieter Omtzigt, Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok ka konfirmuar se Komisioni Evropian do të trajtojë shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga qeveria shqiptare. Ministri Blok deklaroi:

“Nga interesimi ynë pranë Komisionit del se shkelja e mundshme e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, në lidhje me ndërtimin e aeroportit të ri në Vlorë dhe krijimin e Air Albania, do të shqyrtohet në kuadrin e të gjithë vlerësimit të shkallës në të cilën Shqipëria ka përshtatur kuadrin ligjor me acquis communautaire të BE-së. Në muajt e ardhshëm, Komisioni do t’i diskutojë këto çështje me qeverinë shqiptare në kuadër të një vlerësimi të planifikuar dhe më të gjerë të prokurimit publik dhe të kuadrit ligjor për konkurrencën e lirë dhe mbështjen e shtetit shqiptar ndaj saj.”

Megjithatë, edhe pse Komisioni Evropian premton ta “adresojë” me qeverinë shqiptare “shkeljen e mundshme”, kjo nuk do të bëhet në Këshillin e MSA-së. Sipas ministrit Blok, Komisioni nuk e ka vënë çështjen në axhendën e Këshillit të MSA-së.

Një tjetër aspekt interesant i përgjigjes së Komisionit Evropian ndaj ministrit Blok, të cilin ai ia komunikoi Parlamentit, ishte përgjigjja e Komisionit mbi shkelje të mëparshme të MSA-së nga ana e Shqipërisë.

“Nga interesimi ynë pranë Komisionit del se më parë ishte paraqitur një ankesë që pretendonte se MSA-ja midis BE-së dhe Shqipërisë ishte shkelur në fushën e prokurimit publik dhe konkurrencës / mbështetjes nga shteti. Shërbimi ligjor i Komisionit e hetoi çështjen. Përfundimi i hetimit tregoi se nuk kishte asnjë shkelje të rregullave të MSA-së.”

Ankesa në fjalë i referohet Ligjit të Posaçëm për Teatrin Kombëtar, për të cilin Komisioni Evropian në fakt ka gjetur shkelje të MSA-së. Në një letër të datës 7 shtator 2018, Komisioni deklaroi:

“Neni 74 (1) [i MSA] i referohet qëllimit të dëshiruar të palëve për të shqyrtuar hapjen e procedurave për dhënien e kontratave publike në bazë të mosdiskriminimit dhe reciprocitetit. Në këtë kontekst, ligji i posaçëm i miratuar, i cili ka parashikuar përzgjedhjen e një kontraktori pa një tender të hapur, ngriti shqetësime në lidhje me respektimin e parimit të sipërpërmendur të mosdiskriminimit dhe të parimeve të tjera të prokurimit publik në BE, dmth. trajtim të barabartë dhe konkurrencë të hapur.”

Edhe pse në letër nuk përdoret fjala “shkelje”, Komisioni ishte shumë i qartë se, nëse qeveria shqiptare do ta zbatonte Ligjin e Posaçëm, atëherë kjo do të konsiderohej shkelje.

Si rezultat, qeveria riformuloi ligjin, duke përfshirë një procedurë ad-hoc për tenderin, dhe e miratoi atë në parlament. Megjithatë, procedura e tenderit e parashikuar në ligj dështoi dhe aktualisht i gjithë projekti ka mbetur në ajër. /Exit.al.

Paraardhëse

Gjermania pro taksës, të lejohen prodhimet e Kosovës në Serbi

Pasardhëse

Befason Rama: U kërkoj ndjesë, jemi të detyruar të futemi në ‘kasollen e qenve’

Pasardhëse

Befason Rama: U kërkoj ndjesë, jemi të detyruar të futemi në 'kasollen e qenve'

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.