• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ministra të tredhur?

24 May, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Artan Fuga

Një nga ministret teknike që nuk ja mbaj mend emrin sot a dje kishte reaguar duke u shfajësuar e shkreta se nuk kishte firmosur ndonjë transkasion bankar pune a tender qoftë, por thjesht kishte bërë një lëvizje kompetencash të një burokrati, marrë me kokë të tij.

Dukej se po të firmoste lëvizje fluksesh monetare do të kishte bërë gabim sepse do të shkelte ligjin, ndërkohë ligjin për kompetencat e ministrit e shkel me anë të mosveprimit. A e di ajo se ligja e detyron të veprojë dhe jo të mos veprojë??? Marrëveshja politike Rama – Basha është politikë, kurse ligji është ligj. Nesër do të duhet të japi llogari se përse me anë të mosveprimit nuk ka kryer detyrat.

Ndërkaq pasi u firmos marrëveshja e cila pati si sukses të vetëm që na shpëtoi nga rrokullime drejt katastrofës antipluraliste, moniste, tonet midis liderave politikë janë nxehur. Të pabesueshëm. Pas tre muajsh kacafytjesh retorike u arrit një marrëveshje ku gati kemi koalicion para dhe paszgjedhor, duke shkelur ligjet dhe kushtetutën, askush nuk beson më se kanë ndonjë vlerë akuzat, sharjet, sulmet, demaskimet në politikë. Rëndësi kanë faktet institucionale dhe jo llafet.

Duke provokuar sherre retorike nuk tërhiqen masat e zgjedhësve drej kutive të votimit si për të parë dhe marrë pjesë në një ndeshje regbije. Nuk është taktikë që ecën.
Në këtë mënyrë retorika politike në sytë e popullit ka rënë në nivelin zero sepse ajo nuk ka qendrueshmëri aq më tepër që në seancën e fundit të Kuvendit pamë ilaritet, gaz, qef, mes deputetësh, pasi katër vjetësh ku gjoja janë therrur me thika atje.
Vlera e politikës në treg ka rënë drejt zeros. Cfarë bëni kështu!

Zoti Rama lëshoi madje nga Kashari rrufenë se do ta prishte marrëveshjen nëse nuk ecte vetingu. Vetingu duhet të eci sigurisht, por edhe po të mos eci vallë a ka fuqi ta prishi marrëveshjen. Pra a ka fuqi t’i heqi edhe pse janë të tredhur ministrat teknikë të opozitës???
Më kollaj cvendos malin e Dajtit sesa i heq ata.

Të vjen të vesh buzën në gaz kur sheh se cfarë acarimi retorik fallco po prodhohet pas marrëveshjes!!!
Pse shkaktoni inflacion politik që me pasojat e tij është poaq i frikshëm sa edhe monizmi!
Pse deri në 9 shtator me ministra të tredhur do të qeveriset Shqipëria?
Cfarë duhet që Kuvendi i ri të mblidhet më 1 korrik menjëherë sapo të dali rezultati i zgjedhjeve dhe qeveria e re ta nisi punën më 5 korrik?

Pse rrinë antarët e qeverisë dy muaj pas zgjedhjeve të reja? Apo kështu e ka dashur zanati për të rregulluar ca punë!
Cfarë duhen dy muaj e gjysëm pas zgjedhjeve për të mos pasur qeveri ose për të pasur qeveri të tredhur?
Tre muaj me qeveri të bllokuar për shkak të çadrës dhe tre muaj për shkak se ashtu i bëjnë ligjet, pra tre muaj pas zgjedhjeve, i bie gjashtë muaj me qeveri të tredhur? Edhe nja tre muaj që qeveria e re të nisi punën del nëntë muaj pa qeveri thuajse.

Po Kuvendi? Ku kanë ikur deputetët? Me pushime? Ata që do të zgjidhen bëkan tre muaj pushime? Edhe tre muaj i kanë bërë në fillim të mandatit, na bëhen gjashtë. Edhe dy muaj pushime në vit për tre vjet na bën gjashtë muaj të tjerë, del se një në katër vite mandati deputetët e bëjnë pushim absolut pa llogaritur të shtunat edhe të dielat që janë plot së paku 280 ditë të tjera. Pra edhe një vit tjetë gati!

Një vit e treceerek në katër vite është pushim për ta !
Cfarë parazitzmi në sytë e popullit! Ja pse populli ka një imazh kaq të ulët për Kuvendi, politikën, qeverinë!
Parazitizën në punët e Kuvendit, tredhje në qeveri!
Kështu po ndërtojmë shtet ne!
Edhe na thonë se Republika aktuale nuk është shthurrur dhe e degjeneruar!/

Paraardhëse

“Mos bëj seks derisa të shpallemi kampionë”

Pasardhëse

Masakër në Vlorë. Vritet drejtori i OSHEE-së dhe pronari i një televizioni

Pasardhëse

Masakër në Vlorë. Vritet drejtori i OSHEE-së dhe pronari i një televizioni

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.