• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Minatorët përplasen me policinë para kryeministrisë /Pamjet

21 March, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

U mbush kupa, mjaft! Qeveri dil nga bunkeri!”

Më këtë thirrje dhjetra minatorët dhe përfaqësues të sindikatës së tyre po protestojnë sot para Kryeministrisë. Situata po shoqerohet me tensione pasi Kryeministria është rrethuar me një kordon policie.

Protestuesit ndërmorën dy tentativa në harkun kohor të pak minutave për të çarë kordonin e policisë dhe për të hyrë në Kryeministri.

“Kërkojmë ligjin jo Maliqin. Kërkojmë hakun, jo dajakun”, “Kryeministri ka frikë”, vazhduan thirrjet në kor të minatorëve.

Rreth orës 12:07, policia i kërkoi kreu të Sindikatës, Fiqiri Xibri të shpërndajë protestën pasi kishin marrë leje për të protestuar deri në orën 12. Një gjë e tillë është kundërshtuar. Minatorët vazhdojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, një pjesë janë ulur në shesh.

Polici: Shpërnda tubimin se je organizator E ktheve të dhunshme. Zbato kërkesat e ligjit për tubimin. Shtyve punonjësit e policisë.

Fiqiri Xibri: Nuk e shpërndaj, tubimi nuk shpërndahet.

Sindikata e Minatorëve akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e statusit të minatorit, të cilin e rrëzoi me votë në seancën parlamentare të 2 shkurtit.

“Zoti Kryeministër jeni ju fajtori që arriti puna deri këtu, ju kujtoni se jeni trim se nuk po uleni në debat me ne. Por është e kundërta, jeni frikacak. Ju kujtoni se duke na vënë policinë përpara po zbatoni ligjin por është e kundërta kryeministër.Ju po përdorni policinë për të mbrojtur veten tuaj, pushtetin dhe padrejtësinë tuaj. Ne nuk jemi për këtë”.

“Kam 17 vjet nëntokë, nuk mi kanë quajtur nëntokë” thotë një minator.

Por cilat janë kërkesat e Sindikatës së Minatorëve?

Fiqiri Xibri: Pensioni minimal që nuk duhet të jetë më pak se 175% të pagës minimale, kërkojmë përshkallëzimin e moshës së pensionit që është turp dhe faqja e zezë që një minator që ka punuar 12 vjet e gjysmë del 55 vjeç në pension dhe një që ka punuar 12 vjet e 5 muaj nuk del dhe del 65 vjeç. Ky është turp e faqja e zezë. Ka edhe kërkesa të tjera pastaj në lidhje me trajtimin shëndetësor, ata që aksidentohen në punë, ata që humbin jetën në punë.

Paraardhëse

“Qeveri mashtruese! Duam status, pension dinjitoz!” Minatorët kërcënojnë Edi Ramën

Pasardhëse

Revolta e Mirush Kabashit: Nuk më thirrën se jam me biografi të keqe, teatri i ri për interesa të mafias

Pasardhëse

Revolta e Mirush Kabashit: Nuk më thirrën se jam me biografi të keqe, teatri i ri për interesa të mafias

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.