• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Milionerët braktisën PD, dhanë para për fushatën e LSI

2 November, 2017
në Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Identifikohen financuesit, të ardhurat dhe shpenzimet tre partive kryesore në Shqipëri, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017. Referuar raporteve financiare të subjekteve politike, të administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezulton se 74 persona kanë sponsorizuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, me shuma monetare deri në 1 mijë USD. Referuar raporteve të zbardhur nga Shqiptarja.com., 191 persona kanë financuar fushatën zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me shuma monetare deri në 6 mijë USD. Si Partia Socialiste, ashtu edhe LSI, në raportet financiare, për arsye dhe rrethana të panjohura, kanë publikuar vetëm disa nga emrat e sponsorizuesve të fushatës.

Ndërkaq, asnjë person fizik nuk ka kontribuar me para për të financuar fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike. Referuar gjithnjë asaj çka kanë deklaruar vetë subjektet politike, Partia Demokratike është braktisur nga donatorët në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit të 2017. Ndryshe nga PS dhe LSI, Partia Demokratike deklaron gjithashtu zero kontribut financiar nga anëtarët e saj si dhe zero ndihmë nga kompani të ndryshme për zyra në terren. PD deklaron si të ardhura vetëm fondet që ka përfituar nga buxheti i shtetit, konkretisht 88,045,551 lekë. Edhe këto para, PD nuk i ka shpenzuar të gjitha, por vetëm 58,197,289 lekë. Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron 75,283,960 lekë të ardhura gjithsej.

LSI deklaron 23,499,960 lekë të ardhurave nga fondet publike, 13,967,727 lekë financim nga persona të ndryshëm, 24,325,626 lekë financim nga kompani të ndryshme dhe 13,490,647 lekë të ardhura nga anëtarësia. LSI rezulton se ka shpenzuar më shumë se sa të ardhurat e deklaruara, konkretisht 88,114,190 lekë të shpenzuara nga 75,283,960 lekë të ardhura gjithsej. Nuk kuptohet se si LSI i ka mbuluar shpenzimet më shumë se sa të ardhurat. Ndërkaq, Partia Socialiste deklaron 93 882 849 lekë të ardhur gjithsej për llogari të fushatës, ndërsa ka shpenzuar

100 884 855 lekë, pra më shumë se të ardhurat. PS deklaron 13,967,727 lekë para të dhuruara nga persona të ndryshëm fizikë, ndërsa të ardhura të krijuara nga vetë subjekti, pra nga anëtarësia, PS deklaron 56 624 633 lekë.

Deputetët që i dhanë para LSI
Disa ish-ministra, deputetë dhe drejtorë kanë financuar fushatën zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për zgjedhjet parlamentare të 2017. Deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ka financuar fushatën e LSI me 100,000 lekë, ish-drejtori dhe deputeti Viktor Tushaj ka kontribuar me 121,235 lekë si dhe me 512,500 lekë, kreu i drejtorisë Shëndetësore të Tiranë Edmond Stojku ka dhënë 100,000 lekë, Gëzim Podgorica 100,000 lekë, ish-kreu i SHISH dhe zëvendësministri Bahri Shaqiri ka financuar fushatën e LSI me 100,000 lekë, Endrit Brahimllari 100,000 lekë dhe deputeti Vangjel Tavo 100,000 lekë. Vetë ish-kreu i LSI, Ilir Meta ka kontribuar me 100,000 lekë, ish-drejtori i Postës Majlind Lazimi 100,000 lekë, deputeti Luan Rama 100,000 lekë, Adela Karapici 100,000 lekë etj.

Paraardhëse

E padëgjuar! Gruaja mbetet shtatzënë dy herë brenda muajit

Pasardhëse

“Opozitën e kam në shtrat”, Gjylameti flet për familjen

Pasardhëse

“Opozitën e kam në shtrat”, Gjylameti flet për familjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.