• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Miliarda në parajasat fiskale, akuzohen liderët botërorë!

4 April, 2016
në Botë
0
kompanitë "offshore"
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një skandal me proporcione planetare trondit liderët dhe vip-at e botës. “Panama Papers”, miliona dokumenta që kanë origjinën nga një studio ligjore ndërkombëtare e specializuar në parajsa fiskale, hedhin hije dyshimi në pasuritë e të afërmve të liderëve si Vladimir Putin dhe të armikut të tij ukrainas, Petro Poroshenko. Tek familjarët e liderit kinez Xi Jinping dhe ata të mbretit saudit. Nga i ati, që ka vdekur, i David Cameron, tek biznesmeni Luca Cordero di Montezemolo, duke kaluar nga bankat italiane, nga kryeministra dhe të afërmit e tyre, tek kriminelët, personazhe të spektaklit dhe të sportit si Leo Messi dhe Michel Platini, tek funksionare të shërbimeve sekrete dhe persona të tjerë të famshëm.

Në këtë investigim kolosal janë përfshirë 307 reporterë të “International Consortium of Investigative Journalists”, që për muaj të tërë kanë shqyrtuar këto dokumenta, duke zgjeruar rrethin e të dyshuarve dhe vendeve të cilave u përkasin.

Kështu gazeta italiane “Espresso” përmend Montezemolo, sipërmarrësin Giuseppe Donaldo Nicosia që është i përfshirë në një hetim për mashtrim, Marcello-n e UTRI, ish-piloti i Formula 1 Jarno Trulli madje edhe banka si UBI apo Unicredit. Nga ana tjetër, e përditshmja izraelite “Haaretz” citon disa nga sipërmarrësit më të pasur dhe më influent në Izrael.

Në këto dokumente gjenden gjithashtu edhe 33 kompani dhe individë të përfshirë në litën e zezë të SHBA-së, për afera me proanrët meksikanë të drogës, organziata të konsideruara terroriste si Hezbollahu shiit libanez dhe me vende si Korea e Veriut apo Irani.

Por në listën e gjatë të emrave të përfshirë në skandalin e parajsave “off-shore” që janë zbuluar nga dokumentat “Panama Papers” gjenden edhe persona të afërt ose familjare të presidentit sirian Bashar Al Asad, të presidentit që ka vdekur Moamar Gadafi dhe ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak, raporton BBC-ja.

Kjo listë zgjatet nga momenti në moment me emra nga politika, spektakli dhe sporti. Mes të tjerësh gjendet edhe emri i presidentit të Argjentinës, Mauricio Macri dhe të të afërmve të presidentit zarbaxhanas, Ilham Aliyev.

Këto zbulime gjenden në miliona dokumenta të përgatitura nga një studio ligjore jo shumë e dëgjuar, “Mossack Fonseca”, por me seli në Majemi, Hong Kong, Zyrih dhe 35 vende të tjera. Këto dokumenta i janë dhënë fillimisht gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung” dhe më pas kjo i ka shpërndarë në media të ndryshme ndërkombëtare mes të cilave britaniket “Guardian” dhe BBC, francezet “Le Monde” dhe “France 2” dhe italiania “L’Espresso”.

Paraardhëse

Ja çfarë ju ndodhë nëse vendosni ta lini seksin

Pasardhëse

Qeveria pension të posaçëm për familjen e Dr.Florit

Pasardhëse

Qeveria pension të posaçëm për familjen e Dr.Florit

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.