Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Mevlani kërkoi falje publike për sjelljen e tij përgjatë ditëve të fundit. (Kujtojmë takimin me Sindin, ku ai nuk i kurseu ofendimet duke i habitur të gjithë).
Mevlani u shpreh i penduar, teksa tha se nuk është në natyrën e tij të ofendojë një femër.
“Nuk dua të bëj rolin e viktimës, por kam gabuar edhe nuk dua që dhe të rinjtë që janë jashtë të marrin mesazhe të gabuara nga ajo e folura ime. Nuk jam unë ai në të vërtetë, kam bërë gabime, e kam tepruar. Të kërkosh falje nuk është as turp, e kemi detyrim dhe duhet të respektojmë femrat. Nuk jam i tillë, por në situata të ndryshme dalim nga vetja”, tha konkurrenti.
Diskutime rreth kësaj post