• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Metoda e parë në botë, Turqia shëron pacientin me COVID me terapi me rreze

27 June, 2020
në Aktualitet, Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Metoda e parë në botë, Turqia shëron pacientin me COVID me terapi me rreze Mjekët turq përdorën metodën turke të terapisë me rreze (TurkishBeam) për herë të parë për trajtimin e COVID-19 te një pacient në Turqinë juglindore.

Metoda është aplikuar te një pacient mashkull 46 vjeç, tha kirurgu kardiovaskular Hikmet Selcuk Gedik në Universitetin Gazi të Ankarasë në një konferencë për shtyp, në të cilën morën pjesë Drejtori Krahinor i Shëndetësisë të Provincës Diyarbakır Cihan Tekin dhe kreu i Spitalit Kërkimor Gazi Yaşargil, mjeku Erkan Baysal.

“Ka metoda të ndryshme të përdorura për trajtimin e koronavirusit nga Ministria turke e Shëndetësisë dhe mjekët turq, por metoda që mjeku Gedik ka kryer sot është e para në botë”, tha Tekin.

Ai tha se është krenar të njoftonte në Diyarbakır se pacienti është shëruar. Pacienti i parë i trajtuar me këtë metodë në Diyarbakır

Mahmut Orak, i cili e mori trajtimin, tha se ishte dërguar në spital më 18 qershor. Nderkaq, trajtimi filloi pasi rezultatet konfirmuan se ai ishte pozitiv me virusin.

“Kam qëndruar në shtëpi për pesë ditë, pastaj më çuan në spital kur u ndjeva keq. Pranova trajtimin me rreze dhe ndihem shumë mirë tani. Nuk ndjeva aspak dhimbje. Unë do të doja të falënderoja të gjithë për përpjekjet e tyre”, tha Ocak.

Gedik njoftoi në fillim të këtij muaji një studim klinik për terapinë e zhvilluar nga shkencëtarët turq për të trajtuar sëmundjet virale, përfshirë COVID-19, sipas prodhesit RD Global INVAMED.

“Procesi i studimit klinik, i cili lejon zbatimin te pacientët, ka filluar metodën e trajtimit TurkishBeam pasi u aprovua aplikimi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Gedik në një deklaratë.

TurkishBeam është një sistem i trajtimit me rreze që u krijua dhe u zhvillua për herë të parë nga një kompani turke me famë botërore pas tre vjet studimesh nga shkencëtarët e TurkishBeam Selective-Sensitive UVC dhe Laser Therapy, ose TurkishBeam.

Metoda, e cila mund të përdoret brenda trupit për herë të parë, vlerësohet si një hap global nga Turqia që do të ndryshojë paradigmat.

Procesi filloi me studime mbi mikroorganizmat, siç janë viruset dhe bakteret, dhe vazhdoi me analiza toksikologjike. Ajo arriti në fazën e studimit klinik pas përfundimit të studimeve mbi kafshët dhe kulturën e qelizave njerëzore.

Më 4 maj, Ministria e Shëndetësisë miratoi kërkesën për studime klinike. Pasi u njoftua tek autoritetet mjekësore ndërkombëtare, ajo u ftua zyrtarisht për testime dhe bashkëpunim nga Klinika e Cleveland në SHBA dhe Universiteti i New York-ut.

Trajtimi siguron shkatërrimin e plotë të organizmave si mikroorganizmat, kërpudhat, bakteret dhe viruset dhe nuk dëmton qelizat dhe ADN-në e njerëzve, sipas studiuesve.

Paraardhëse

Artan Hoxha sulmon shqiptarët që flasin greqisht: Greko maskara

Pasardhëse

Alarmon Merkel: Covid-19 nuk ka mbaruar, merreni seriozisht

Pasardhëse

Alarmon Merkel: Covid-19 nuk ka mbaruar, merreni seriozisht

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.