• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Metës nuk i del inati me Ramën, e bën përgjegjës kryesor për radhët në Kakavijë dhe nis shantazhet me letra ambasadash

18 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka shtuar sulmet dhe akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Situata e rëndë e krijuar në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës ka bërë që kreu i shtetit të shtojë më tepër inatin për kryeministrin, duke e bërë përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar. Në një dalje për mediat, Meta deklaroi se qeveria nuk ushtroi përgjegjësinë e duhur ndaj shtetasve të saj.

“Ditët e fundit të gjithë jemi tronditur nga situata e jashtëzakonshme humanitare që u krijua në Kakavijë, ku mijëra emigrantë dhe shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar, u lanë me ditë të tëra të braktisur dhe në kushte tejet të vështira. Kam qenë gjithmonë dhe vazhdoj të mbetem bashkëpunues me qeverinë, për t’u bërë pjesë e sensibilizimit e duke vepruar dhe apeluar vazhdimisht mbi përgjegjësinë që secili duhet të marrë për të kapërcyer së bashku, me sa më pak kosto, situatën e pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj”, tha Meta.

Akuzat e Metës

Kreu i shtetit theksoi më tej se për çdo situatë të krijuar, qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi dhe sipas tij gjen justifikime dhe e drejton gishtin për të fajësuar palën greke.

“Ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, qeveria gjen justifikimet duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masat dhe të kujdeset në kohën e duhur për shtetasit e saj. Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë atyre që udhëtojnë për në Greqi? Çfarë paralajmërimesh dhe parashikimesh në kohën e duhur ka bërë qeveria shqiptare? A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme mbi kuotën e leje kalimit prej 700 personash në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin”, – u shpreh presidenti Meta.

Ja shantazhet me letra ambasadorësh

Por presidenti Ilir Meta, në vijimësi të akuzave të tij, ka publikuar një e-mail, sipas së cilit tregon se ambasada shqiptare në Greqi i ka paralajmëruar autoritetet shqiptare për masat e marra nga shteti fqinj. E-maili mban datën 5 gusht dhe sipas Metës pavarësisht këtij informacioni, autoritet shqiptare nuk janë mobilizuar me qëllim që të parandalonin kaosin në Kakavijë. Ai nuk i kursen edhe ironitë për kryeministrit Edi Rama.

“Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, Rama. Edhe njëherë ndjesë të gjithë bashkëqytetarëve tanë, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe”, – tha Meta.

Presidenti nuk i ka kursyer ironitë, duke thënë se do i dërgojë një kalendar të datave që ka më shumë fluks të emigrantëve që ta kenë parasysh.

“Isha i detyruar që të reagoja më qartë se në vend të një situate me përgjegjshmëri, ndjeshmëri dhe shqiptarizëm se janë njerëzit tanë që mbajnë vendim për 30 vite me sakrificat e tyre, kur pashë që po u vihej faji atyre për detyrat e pakryera në kohë nga ana e institucioneve shqiptare, sigurisht isha i detyruar që të përshkallëzoja reagim. Nga dita e nesërme do i çoj një kalendar qeverisë sipas vlerësimit të institucionit tonë për të parandaluar raste të tilla, duke pasur parasysh frekuencën e kalimit në kufi, që nga Pashkët, Krishtlindjet, Viti i Ri, kohën kur vijnë në pushime dhe kur largohen që të mbajnë punën atje”, – tha Meta.

Paraardhëse

Nga Rudina Hajdari, Myslim Murrizi deri tek Kreshnik Spahiu, ja kush pritet të hyjë në garën për parlamentin e ri në 2021

Pasardhëse

Rudina Hajdari ndan momente nga jeta private si rrallëherë, publikon foton me bashkëshortin dhe vajzën e saj

Pasardhëse

Rudina Hajdari ndan momente nga jeta private si rrallëherë, publikon foton me bashkëshortin dhe vajzën e saj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.