• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Meta takohet me Demirajn, Luan Rama kujton listën me trafikantë

4 August, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar pas takimit të sotëm mes Presidentit Ilir Meta dhe Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, që siç u tha nga zyra e shtypit ishte përqendruar tek situata nga zjarret në vend. Por Luan Rama risjell në vëmendje listën ‘e famshme’ të deklaruar të 124 kriminelëve të drogës.

Ai pyet nëse është informuar Presidenti në lidhje me këtë listën dhe kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve, duke përfshirë SHISH. Nënkryetari i LSI shprehet se nëse në takimin e sotëm Meta nuk është njohur me këtë çështje atëherë duhet ta thërrasë sërish ministrin e Brendshëm.

STATUSI I LUAN RAMËS: 
Vëmendja tek zjarret, nuk duhet të na bëjë të “harrojmë” listën e kriminelëve të drogës!
Siç bëhet e ditur zyrtarisht, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm, gjatë të cilit, citoj njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Presidencës:
“… Kreu i Shtetit i Shtetit diskutoi me shqetësim dhe vëmendje maksimale mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të zjarreve në disa qarqe”.

Natyrisht, njoftimi është më i gjatë e më i detajuar, por thelbi është në çfarë citova më lart.
Shumë mirë deri këtu! Sepse zjarret po djegin Shqipërinë!

Dhe me gjithë përpjekjet e sforcuara dhe angazhimin e një morie institucionesh, edhe për shkak të një strukture inefiçente të mbrojtjes kundër zjarrit e të pa pajisur me e mjetet e nevojshme, zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë, sidomos në pyje, e të mbeten një rrezik i madh.

Mirëpo unë gjetiu e kam fjalën.
A u informua Presidenti i Republikës prej Ministrit të Brendshëm për atë “zjarrin” tjetër, për drogën që po e djeg Shqipërinë prej vitesh e që u rindez në kohën e Rilindjes në të gjithë teritorin e vendit?
A ju bë e njohur Presidentit të Republikës lista me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës prej vetë Kryeministrit e më pas edhe prej Ministrit të Brendshëm?

Vëmendja tek zjarret që po djegin Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë të harrojmë listën e kriminelëve të drogës!
E meqë po bëhet mbi një javë që Kryeministri deklaroi se e ka këtë listë, a ka ndërmarrë ndonjë veprim procedurial Prokuroria, qoftë edhe kryesisht, siç e lejon edhe Kodi i Procedurës Penale, pavarësisht faktit nëse e dërgon në Prokurori këtë listë Kryeministri apo jo?

Eshtë koha për luftë me forcën e ligjit ndaj çdo veprimtarie kriminale e sidomos, ndaj kultivimit e trafikimit të drogës!

Ndaj Presidenti i Republikës, nëse nuk është informuar zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm për “listën me 124 emrat e kriminelëve të drogës” dhe se çfarë po bëhet për t’i dërguar ata në duart e ligjit, duhet ta thërrasë sërish.

Duhet ta thërrasë e jo vetëm të informohet. Duhet të thërrasë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Drejtorin e SHISH, edhe Kryeministrin, sepse lufta kundër drogës duhet kthyer në një aksion kombëtar.
Kjo është një luftë që duhet fituar medoemos, për të shpëtuar Shqipërinë!

 

Paraardhëse

A është popull Edi Rama?

Pasardhëse

Si po mashtrohen shqiptarët nga Vodafone, Eagle dhe T-Mobile

Pasardhëse
a woman using a smart phone

Si po mashtrohen shqiptarët nga Vodafone, Eagle dhe T-Mobile

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.