• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Meta: Sonte heq dorë nga posti i kryetarit të LSI

29 April, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur, por që ende mban detyrën e kryetarit të Kuvendit, doli të shtunën në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se nga mbremja e sotme heq dorë nga posti i kryetarit të Lëvizjes Socialiste per Integrim(LSI).

“Edhe pse mund të vijoj të jem kryetar i  LSI-së deri më 23 korrik kam vendosur që sot në mbrëmje, pas përfundimt të listave të kandidatëve, për deputet nga kryesia e LSI-së, të heq dorë nga ky funksion dhe nga të gjitha funksionet drejtuese të LSI-së. Kështu në listen e partive që do të publikohen nga KQZ për qytetarët shqiptarë në krah të LSI-së nuk do te jetë emri i Ilir Metës, por do jetë emri i Petrit Vasilit, si zv/kryetar dhe që sipas statutit merr drejtimin e kësaj force politike për të cilin, do shprehet dhe Komiteti Drejtues i LSI-së dhe me votim edhe Konventa Kombetare, brenda javës së ardhshme”, deklaroi Meta nga Kryesia e Kuvendit.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për arritjen e një marrëveshje me opozitën, duke u takuar, madje që nga nesër, me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Meta tha se, po ashtu ai do të takohet dhe me, “çdo faktor tjetër politik në vend që të krijojmë një klimë besimi, normaliteti e paqeje, pasi po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe ato duhet të jenë një festë e demokracisë dhe jo e pasigurisë”.

“Nga nesër jam i angazhuar të takohem me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe çdo përfaqësues të opozitës. Do të bëj çdo përpjekje që të evitojmë një përkeqësim të situates politike në vend dhe të krijojmë një klimë konstruktive për të cilën kanë nevojë zgjedhjet”, deklaroi Meta.

Meta tha se, në ditë që vijnë do të forcojë bashkëpunimin me Presidentin Nishanin, por dhe nëse do të jetë e nevojshme për të biseduar dhe me ish-Presidentët e vendit apo ish-kryetarët e Kuvendit për të kërkuar eksperiencën dhe kontributin e të gjithëve që të krijojmë një klimë besimi”, tha Meta.

Paraardhëse

Sot do të kisha turp të isha socialist!

Pasardhëse

Zbulohet emri i deputetit të LSI-së që kandidon në zgjedhje në listat e PS-së

Pasardhëse

Zbulohet emri i deputetit të LSI-së që kandidon në zgjedhje në listat e PS-së

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.